BallinaVendiPolitikëPacolli: Më vjen keq që dëmin për Aeroportin e Vlorës do e...

Pacolli: Më vjen keq që dëmin për Aeroportin e Vlorës do e paguajnë shqiptarët, jo qeveria

Publikuar më

spot_imgspot_img

Behgjet Pacolli ka konfirmuar në një shënim të faqen e tij në Facebook, se përfundimisht çështja e Aeroportit të Vlorës, është në arbitrazh.

Ai thotë se kjo po bëhet kundër dëshirës së tij dhe se prej një viti është në bisedime që çështja të zgjidhet, që mosmarrëveshjet të sheshohen, punimet të përfundojnë dhe Aeroporti të jetë gati.

Mirëpo, tani i është drejtuar drejtësisë ndërkombëtare.

Në reagime të mëparshme, kompania e Pacollit ka bërë të ditur se vetëm fatura punimesh janë mbi 300 milionë euro. Pa shtuar këtu kostot për dëmet e shkaktuara, për vonesat dhe për shpenzimet gjyqësore.

Më herët, ka pasur raportime që shuma që mund të kërkojë Pacolli në Arbitrazh, për prishjen e njëanshme të kontratës, për heqjen e pronësisë në Aeroportin e Vlorës, pritet të shkojë rreth 500 milionë euro.

Nisur nga disa debate mes ortakëve, qeveria ndërhyri në këtë koncesion në prag të përfundimit të punimeve dhe vendosi ta largojë Pacollin.

Në një reagim këtë pasdite, sipërmarrësi i njohur shprehet se i vjen keq që kompensimin e këtij dëmi do ta paguajnë qytetarët shqiptarë, dhe jo shkaktarët, jo fajtorët e këtij konflikti. Fajtorët nuk i ka përmendur me emër, por më parë ka lënë të kuptohet se ata janë Belinda Balluku dhe Edi Rama.

Nëse arbitrazhi do të vendosë në favor të Pacollit, kjo do të ishte gjoba më e madhe deri tani që qytetarët shqiptarë do të paguajnë për një kontratë të prishur në mënyrë të njëanshme nga qeveria.

spot_img

Artikujt e fundit

Çfarë i ndodhi kryebashkiakut? Erion Veliaj transportohet në spital me ambulancë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë mesditën e sotme qelinë e burgut të...

Dekreti i Presidentit Begaj, Ervin Demo betohet si ministër i ri i Brendshëm

Ervin Demo ka nisur zyrtarisht detyrën si ministër i Punëve të Brendshme, pasi është...

Bojkot dyorësh pas plagosjes së avokatit në Durrës, 21 seanca gjyqësore mbeten pezull

Bojkoti dy orësh i avokatëve këtë të premte ka ndikuar në veprimtarinë e Gjykatës...

Kundërshton PD/ Dekretimi i ligjit për magjistratët, Kaso sulmon presidentin: Begaj për hir të mazhorancës heq dorë me qejf nga kompetencat e tij

Pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj të ligjit që parashikon zhbllokimin e pagave të...

Më shumë