BallinaUncategorizedÇfarë i ndodhi kryebashkiakut? Erion Veliaj transportohet në spital me ambulancë

Çfarë i ndodhi kryebashkiakut? Erion Veliaj transportohet në spital me ambulancë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë mesditën e sotme qelinë e burgut të Durrësit dhe është transportuar me ambulancë drejt një spitali privat.

Deri në këto momente nuk dihet arsyeja e shtrimit të tij në spital, nëse bëhet fjalë për një problem shëndetësor, një vizitë rutinë apo një procedurë tjetër mjekësore.

Lëvizja e tij drejt spitalit vjen në një kohë kur Veliaj ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg”. Kërkesat e tij për ndryshimin e masës së sigurisë janë shqyrtuar në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, por deri më tani nuk është pranuar ndryshimi i masës.

Kjo nuk është hera e parë që Veliaj transportohet në një spital gjatë kohës që ndodhet në qeli. Disa muaj më parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje për heqjen e lythave dhe pas disa orësh u rikthye në qeli nën shoqërimin e forcave të shumta të policisë.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Qytetari i parë i Tiranës akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Hetimet, sipas SPAK, lidhen me disa episode të dyshuara korrupsioni dhe përfitimesh të parregullta, të cilat pretendohet se kanë përfshirë kompani që kanë përfituar leje ndërtimi ose fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Ai akuzohet së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, se ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptive për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.

spot_img

Artikujt e fundit

Dekreti i Presidentit Begaj, Ervin Demo betohet si ministër i ri i Brendshëm

Ervin Demo ka nisur zyrtarisht detyrën si ministër i Punëve të Brendshme, pasi është...

Bojkot dyorësh pas plagosjes së avokatit në Durrës, 21 seanca gjyqësore mbeten pezull

Bojkoti dy orësh i avokatëve këtë të premte ka ndikuar në veprimtarinë e Gjykatës...

Kundërshton PD/ Dekretimi i ligjit për magjistratët, Kaso sulmon presidentin: Begaj për hir të mazhorancës heq dorë me qejf nga kompetencat e tij

Pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj të ligjit që parashikon zhbllokimin e pagave të...

Tensione para nisjes së protestës në Prishtinë, policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesëmarrësve. Përplasje në shesh

Tension para nisjes së protestës në Prishtinë. Policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit nga...

Më shumë