BallinaUncategorizedVetëm 17 vjeç, mesfushori që SHBA-ja e mori nga Shqipëria vendos rekord...

Vetëm 17 vjeç, mesfushori që SHBA-ja e mori nga Shqipëria vendos rekord me ekipin e Pochettinos

Publikuar më

spot_imgspot_img

Shqiptari Adri Mehmeti po përjeton një moment të veçantë në karrierën e tij.

Mesfushori 17-vjeçar ishte titullar në fitoren 4-2 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kilit, në miqësoren e zhvilluar më 30 shtator.

Ndeshja ishte e veçantë për Mehmetin, i cili u bë lojtari më i ri që Mauricio Pochettino ka aktivizuar si titullar në formacionin e kombëtares amerikane.

SHBA-ja e nisi takimin me një formacion me moshë mesatare 23.1 vjeç, ndërsa Mehmeti, me vetëm 17 vite, ishte një prej emrave që tërhoqi vëmendjen.

Për mesfushorin me origjinë nga Saranda, kjo ishte paraqitja e dytë me kombëtaren amerikane, pasi më herët kishte marrë minuta edhe në një tjetër ndeshje miqësore.

Mehmeti po zhvillon një sezon pozitiv edhe në nivel klubesh. Ai është një titullar i rregullt te New York në MLS, ku deri tani ka kontribuar me një gol dhe katër asistime në kampionat.

Edhe pse ka veshur fanellën e SHBA-së në dy ndeshje miqësore, Mehmeti ende mund të ndryshojë përfaqësuese në të ardhmen, pasi këto takime nuk e kanë mbyllur përfundimisht mundësinë e zgjedhjes së një tjetër kombëtareje.

spot_img

Artikujt e fundit

I kishte marrë makinën e babait pa leje, 16-vjeçari humb jetën në aksident, plagoset 15-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pezë të Tiranës, ku një...

Rama pret Wendt në takkmin e parë pas mbërritjes në Shqipëri

Rama pret Wendt në takkmin e parë pas mbërritjes në Shqipëri Pas dorëzimit të letrave...

VIDEO/Debat i ashpër, Erion Braçe kapet me një qytetar: “Te sh***rdhej atë që të ka bërë”

Një debat i tensionuar është regjistruar mes deputetit Erion Braçe dhe disa qytetarëve pranë...

Çim Peka i jep 2 javë kohë Belinda Ballukut

Gazetari Çim Peka e fton Belinda Ballukun të rrëfehet në studion e tij dhe...

Më shumë