BallinaVendiPolitikë“Nuk mund të vendosni kë të hiqni nga rendi i ditës dhe...

“Nuk mund të vendosni kë të hiqni nga rendi i ditës dhe kë jo”/ Debat në Këshillin e Mandateve, Peleshi i përgjigjet Korreshit: Sot vetëm do dëgjohen propozimet

Publikuar më

spot_img

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në ambientet e Kuvendit ka sjellë debate mes deputetëve të opozitës dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi, pasi PS ka sjellë disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit.

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, ka sjellë propozimin që koha e diskutimit të deputetëve të jetë nga 10 minuta në 5 minuta.

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi iu drejtua Peleshit duke i thënë që ndryshimet nuk mund të bëhen pa u marrë njëherë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Ne vijmë e sjellim një relacion sot, ose një propozim me të drejtë, por ndërkohë na thoni që duhet ta ndajmë. Po çfarë është kjo? Tortë që gjysmën ta hamë tani dhe gjysmën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese? Unë dua të kujtoj debatin që nisëm në Parlament ditën e parë, ku një nga debatet kryesore ishte që duhej të ndiqej rruga parlamentare normale. Nuk u ndoq dhe ja ku jemi prapë këtu. Sot thoni meqë Gjykata Kushtetuese nuk e ka pjekur akoma byrekun, s’e ka hequr nga furra, le ta lëmë. Ju i nderuar kryetar dhe Taulanti nuk mund të vendosni kë të hiqni nga rendi i ditës dhe kë jo, sepse na i keni vendosur të gjitha në rendin e ditës. Duhet të kujtoj vitin 2013 ku ndryshimet në rregulloren e Kuvendit ishte një nga tre kushtet që kërkoheshin për marrjen e statusit kandidat në BE. Edhe pse i kishte PD, prapë ju priti juve. Tani ju… do bëjmë një byrek këtu, gjysmën me gjizë, gjysmën me spinaq. Kjo nuk shkon. Tani çfarë problemi kemi ne që mirëpritëm Gjykatën Kushtetuese dhe të mblidhemi për të gjitha këto gjëra njëherë e mirë. Ç’është ky nxitim? Njësoj si në seancën e parë… Unë nuk e kuptoj këtë nxitim”, tha Korreshi.

Nga ana tjetër, kryeparlamentari iu përgjigj duke i thënë se në seancën e sotme nuk do të ketë asnjë ndryshim, por vetëm do dëgjohen propozimet.

“Mbase jemi keqkuptuar. Nuk është ideja që sot të fillojmë dhe të mbarojmë, pra të konkludojmë me raport propozimet e tre deputetëve. Sot do dëgjojmë vetëm propozimet dhe kaq. Nuk besoj se I kushton gjë këtij këshilli apo shkelim ose parakalojmë ndonjë vendim, ndonjë akt, thyejmë rregulloren, nëse ne dëgjojmë propozimet. Ne i dëgjojmë dhe kaq. Siç thashë edhe në fillim, nuk do mbarojmë sot. Sot do ecim sa do ecim. Na pëlqejnë, s’na pëlqejnë do i dëgjojmë. Qoftë edhe një deputet i vetëm ka të drejtë të japë propozime dhe ne mblidhemi dhe i shqyrtojmë”, tha Peleshi.

Artikujt e fundit

PD Pukë në përplasje, gara për kryetar kthehet në Rithemelimi kundër Euroatlantikëve

Përplasjet brenda Partia Demokratike në Pukë janë intensifikuar ndjeshëm në prag të zgjedhjeve për...

Paralajmërimi nga avokatët amerikanë: Bisedat me AI mund të përdoren kundër jush

Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz po i drejtohen inteligjencës artificiale për këshilla, disa...

Shehaj dhe Kapri në Bruksel me shefen e PPE: Drejtësia dhe lufta ndaj korrupsionit, themeli i integrimit në BE

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka njoftuar se gjatë vizitës në Bruksel, së...

Arrin deri 60% reduktimi i autobusëve në rrethe, paralajmërim deri në pezullim të shërbimit

Përveç kryeqytetit, reduktimi i transportit publik ka vijuar ditën e sotme edhe në rrethe. Kryetari...

Më shumë

PD Pukë në përplasje, gara për kryetar kthehet në Rithemelimi kundër Euroatlantikëve

Përplasjet brenda Partia Demokratike në Pukë janë intensifikuar ndjeshëm në prag të zgjedhjeve për...

Paralajmërimi nga avokatët amerikanë: Bisedat me AI mund të përdoren kundër jush

Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz po i drejtohen inteligjencës artificiale për këshilla, disa...

Shehaj dhe Kapri në Bruksel me shefen e PPE: Drejtësia dhe lufta ndaj korrupsionit, themeli i integrimit në BE

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka njoftuar se gjatë vizitës në Bruksel, së...