BallinaVendiAktualitetDjegia e pallatit pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, Braçe shkon në...

Djegia e pallatit pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, Braçe shkon në vendngjarje: Hetim të plotë dhe përgjegjësi maksimale ndaj kujtdo

Publikuar më

spot_imgspot_img

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka shkuar sot në ambientet e pallatit të djegur ditën e djeshme pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Me anë të një videoje në Facebook, deputeti Braçe shpreh mirënjohjen për të gjithë zjarrfikësit që ishin në krye të detyrës, por gjithashtu kërkon të hetohet e gjithë ngjarja dhe autoritetet përkatëse të marrin përgjegjësinë e duhur.

“Isha dhe pashë pallatin e djegur këtu në Njësinë nr.4 në Tiranë. Vajta për të falënderuar dhe për të shprehur mirënjohje komandant Jonuz Muratajt dhe të gjithë grupit të tij që ishin të parët që ndërhynë. Ishin ata djem që hipnin në shkallë dhe nxirrnin të moshuarit nga apartamentet. Mirënjohja për ta nuk mjafton. I kemi lënë për shumë gjëra, gjëra që nuk janë materiale, por gjëra që kanë të bëjnë me shpërblimin e punës, mundit, sakrificës dhe rrezikut.

I kemi lënë edhe pa ushqim. Janë në shërbim 24 orë. Nuk mund t’i lëmë pa ushqim dhe ujë gjatë kohës së operacioneve. Gjëja e parë që duhet të bëhet është të rishikohet statusi ekonomik, financiar dhe social i çdo zjarrfikësi në Tiranë. Kjo është themelore, sepse jeta jonë është në duart e këtyre njerëzve. Kam parë dhe dëgjuar aq shumë në atë ambient saqë dua të përforcoj kërkesën time për hetim gjithëpërfshirës të materialeve të ndërtimit dhe të gjithçkaje tjetër. Po e përsëris, unë mund të mos jem askushi, por kërkoj hetim të plotë dhe përgjegjësi maksimale ndaj gjithkujt”, shkruan Braçe.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...