BallinaVendiPolitikëShehaj dhe Kapri në Bruksel me shefen e PPE: Drejtësia dhe lufta...

Shehaj dhe Kapri në Bruksel me shefen e PPE: Drejtësia dhe lufta ndaj korrupsionit, themeli i integrimit në BE

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka njoftuar se gjatë vizitës në Bruksel, së bashku me Erald Kaprin, zhvilloi një takim me sekretaren e përgjithshme të PPE-së, Dolors Montserrat. Përmes një postimi në Facebook, Shehaj bëri të ditur se në këtë takim ndau qëndrimin e Partisë Mundësia në mbrojtje të drejtësisë dhe të luftës kundër korrupsionit.

Shehaj theksoi se fundi i pandëshkueshmërisë është thelbësor si për të ardhmen e Shqipërisë, ashtu edhe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Sipas tij, drejtësia dhe lufta reale kundër korrupsionit mbeten kushte themelore për rrugën europiane të Shqipërisë.

“Në Bruksel, bashkë me Erald Kaprin, zhvilluam një takim me sekretaren e përgjithshme të PPE-së, Dolors Montserrat.

Ndamë me znj. Montserrat qëndrimin tonë në mbrojtje të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. Ne besojmë se fundi i pandëshkueshmërisë është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë dhe për integrimin në Bashkim Europian” – shkroi Agron Shehaj në Facebook.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë