BallinaKosovaVIDEO/ Momenti kur gjykata jep dënimin me burgim të përjetshëm për Naim...

VIDEO/ Momenti kur gjykata jep dënimin me burgim të përjetshëm për Naim Murselin

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata Themelore në Prishtini dënoi me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.

Në fjalët përfundimtare në gjyqin ndaj tyre, Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm për ta, duke pretenduar se vrasja e 30-vjeçares, bashkëshorte e Murselit, ishte kryer në mënyrë të planifikuar.

Duke kundërshtuar akuzat e Prokurorisë, avokatët e të akuzuarve thanë se nuk ka prova të drejtpërdrejta se Murseli, Plava dhe Kokalla kanë kryer veprat penale.

Vëllai i Ademajt ka kërkuar burgim të përjetshëm për Murselin, Kokallën dhe Plavën, duke thënë se vrasja ishte e organizuar nga të akuzuarit dhe e ka lënë familjen në dhimbje të madhe.

Çfarë thanë para gjyqit Naim Murseli dhe të tjerët?

Në të dy deklarimet për akuzat që e ngarkojnë, Murseli ka mohuar fajësinë për vrasjen e Ademajt, duke thënë se nuk ka paguar, porositur apo ndihmuar në vrasjen e bashkëshortes së tij.

Ai pretendon se natën kritike familja ishte përballur me një grabitje, dhe se ai nuk ka qenë në veturë në momentin e vrasjes, duke e quajtur çdo akuzë ndaj tij si të pavërtetë.

spot_img

Artikujt e fundit

Tragjedi në Tiranë, pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ndërron jetë në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Spitalin e Traumës në...

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua me aq urgjencë Erion Veliaj, na vër në dispozicion dokumentacionin

Dy kryetarë socialist të dy komisioneve parlamentare Farmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkojnë sqarime...

Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, një nga figurat e shquara të shkencës shqiptare

Akademiku i njohur Luan Omari është ndarë nga jeta këtë të enjte, më 29...

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores, urdhri është sekret shtetëror

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga...

Më shumë