BallinaKosovaVrasja e Liridona Ademajt, dënohen me burgim të përjetshëm Naim Murseli dhe...

Vrasja e Liridona Ademajt, dënohen me burgim të përjetshëm Naim Murseli dhe Granit Plava

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin për një nga rastet më të rënda kriminale në Kosovë, duke dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murseli dhe Granit Plava për vrasjen e Liridona Ademaj, ngjarje e ndodhur në nëntor 2023.

Ndërkohë, i akuzuari tjetër, Kushtrim Kokalla, është dënuar me 30 vite burgim për përfshirjen e tij në këtë çështje.Vendimi u bë publik nga kryetarja e trupit gjykues, Fatmire Dërmaku, pas një procesi gjyqësor të ndjekur me vëmendje të madhe publike.Sipas aktakuzës, vrasja ishte e planifikuar dhe kishte si motiv përfitimin financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në vlerë rreth 260 mijë euro. Prokurorja e çështjes, Javorka Përlinçeviq, kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të tre të akuzuarit, duke e cilësuar krimin si të organizuar.Ngjarja ndodhi më 29 nëntor 2023, në fshatin Bërnicë, ku viktima u qëllua ndërsa ndodhej në veturë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre.Sipas hetimeve, Naim Murseli dyshohet se kishte organizuar vrasjen, ndërsa Kushtrim Kokalla kishte ndërmjetësuar kontaktin me Granit Plava, i konsideruar si autori i drejtpërdrejtë.Gjatë procesit, të akuzuarit kanë dhënë versione të ndryshme për ngjarjen, duke mohuar përgjegjësinë ose duke kundërshtuar akuzat.

spot_img

Artikujt e fundit

Tragjedi në Tiranë, pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ndërron jetë në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Spitalin e Traumës në...

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua me aq urgjencë Erion Veliaj, na vër në dispozicion dokumentacionin

Dy kryetarë socialist të dy komisioneve parlamentare Farmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkojnë sqarime...

Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, një nga figurat e shquara të shkencës shqiptare

Akademiku i njohur Luan Omari është ndarë nga jeta këtë të enjte, më 29...

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores, urdhri është sekret shtetëror

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga...

Më shumë