Një zjarr ka përfshirë kurorën e gjelbër të Sarandës, në zonën e mbjellë me pisha pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqen me bimësi dhe po i afrohen disa ndërtesave aty pranë.
Sipas informacioneve flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa është kërkuar ndërhyrja nga ajri për shkak të terrenit të vështirë që bllokon kalimin e mjeteve.
Gjithashtu, flakët i janë afruar edhe shtëpive të banuara dhe disa hoteleve që ndodhen aty pranë.



