BallinaVendiAktualitetFitoi grantin për të blerë lopë, por çmimi i AZHBR-së e lë...

Fitoi grantin për të blerë lopë, por çmimi i AZHBR-së e lë pa zgjidhje! Fermeri nga Maliqi: “Ma gjeni me aq lekë dhe shkoj e marr!”

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një fermer 32-vjeçar nga Maliqi ka denoncuar problemet me skemën e mbështetjes për fermerët e rinj, pasi, megjithëse është shpallur fitues, shuma e përllogaritur nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) rezulton e pamjaftueshme për të realizuar investimin e planifikuar.

Rasti i Mariglen Krekës është trajtuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” në Top Channel.

Qeveria kishte prezantuar një skemë mbështetjeje deri në 1 milion lekë për fermerët e rinj, ku shteti mbulon deri në 70% të investimit.

Marigleni aplikoi për të blerë lopë të racës Holstein, pasi kishte siguruar një ofertë prej 300 mijë lekësh për një krerë. Por, kur u paraqit për të nënshkruar kontratën, mësoi se AZHBR kishte marrë si bazë një ofertë prej 138 mijë lekësh për lopë.

“Unë një lopë e gjeta me 3 milionë lekë të vjetra. Ata kishin shënuar në dokumente se vlera ishte 1 milion e 380 mijë lekë. Me këtë lloj vlere unë s’mund të blej këto lopë”, deklaroi fermeri.

Sipas tij, importuesit që kishte kontaktuar ofronin çmime dukshëm më të larta se vlera e përdorur nga institucioni.

“Ma gjeni 1 milion e 380 mijë dhe shkoj e marr atje, marr dhe më shumë”, u shpreh ai gjatë përballjes me përfaqësueset e AZHBR-së.

Gazetarët e “Fiks Fare” shoqëruan fermerin në institucion për të kërkuar sqarime mbi mënyrën e përcaktimit të çmimit.

Drejtoresha e komanduar, Antoneta Gjoni, shpjegoi se institucioni zbaton udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë, sipas të cilit merret për bazë oferta më e ulët e paraqitur në AZHBR.

Ajo i dha fermerit kontaktin e një operatori që kishte paraqitur ofertë, por sipas pamjeve të transmetuara në emision, telefonatës së tij nuk iu përgjigj askush.

Fermeri pretendon se mbështetja e përllogaritur, prej rreth 480 mijë lekësh, nuk i mundëson blerjen e numrit të lopëve që kishte planifikuar.

Rasti ngre pikëpyetje mbi mënyrën e përllogaritjes së mbështetjes financiare dhe nëse ofertat që përdoren si referencë janë realisht të aksesueshme nga fermerët përfitues.

Mariglen Kreka kërkon që Ministria e Bujqësisë dhe AZHBR të rishikojnë rastin e tij, në mënyrë që të mund të realizojë investimin për të cilin aplikoi.

spot_img

Artikujt e fundit

“Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamengot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes

Gjatë intervistës për “Channel 5” me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, kryeministri Edi Rama ka...

“Gogu shkoi në burg për të pajtuar Veliajn me Ramën!”, Arjan Curri zbulon detaje nga takimi mbi dy orë në Fier

Analisti Arjan Curri ka bërë publike detaje të reja mbi takimin mes ministrit të...

Veliaj tha se iu kërkua delegimi i Bashkisë Tiranë te Arbër Hajdari, reagon humanisti i njohur

Emri i tij kryesoi mediat shqiptare ditën e sotme pasi Erion Veliaj pretendoi se...

A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

Aleksandar Vuçiq e humbi pushtetin. Tani, pyetja është nëse do të japë llogari edhe...

Më shumë