Arbër Hajdari ka reaguar në rrjetet sociale pas thashethemeve që e kanë përfshirë emrin e tij në zhvillimet e fundit që lidhen me Erion Veliajn.
Përmes një postimi, Hajdari është shprehur i habitur nga përfshirja e tij në këtë histori, duke mohuar çdo lidhje me çështjen.
“Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!”, shkruan Hajdari.
Ai thekson se nuk ka asnjë lidhje me zhvillimet që i cilëson si një histori penale-politike, ndërsa mohon edhe pretendimet që lidhen me një punësim të mundshëm nga Veliaj.
“Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!”, shprehet ai.
Në fund të reagimit, Hajdari ka zgjedhur një ton ironik, duke theksuar se vijon të jetë i përkushtuar ndaj aktiviteteve të tij me njerëzit në nevojë.
“Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota. Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”, përfundon reagimin e tij.
Hajdari nuk ka dhënë detaje të tjera mbi origjinën e pretendimeve, por ka mohuar përfshirjen e tij në këtë çështje.



