BallinaVendiPolitikë“Vendet e BE sollën dje një breshëri me kushte dhe kërkesa për...

“Vendet e BE sollën dje një breshëri me kushte dhe kërkesa për Shqipërinë”, Berisha: Nuk e miratojnë raportin e ndërmjetëm për negociatat

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se vendet e BE-së në pesë takimet e zhvilluara kanë ngelur në klasë Shqipërinë sa i takon raportit të IBAR.

Duke folur në një tryezë për zhvillimet në Portin e Durrësit, ai tha se vendet anëtare kanë sjellë edhe dje një sërë kushtesh dhe kërkesash për Shqipërinë.

“Ju e dini që ka mbi një muaj, përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare kanë bërë gjer dje pesë takime dhe prapë Shqipëria mbetet në klasë për shkak të vjedhjeve të Edi Ramës. Ai është një raport i ndërmjetëm, nuk është një raport përfundimtar. Dhe as të ndërmjetëm nuk e kanë pranuar dhe janë bërë një grup i madh vendesh, të cilat kanë sjellë dje një breshëri të re kushtesh dhe kërkesash që do i vendosen Shqipërisë në rrugën e integrimit. Të gjitha këto për vjedhjet e Edi Ramës”, deklaroi Berisha.

“Dhe del nga një sallë në një tjetër me patronazhistë hajdutë dhe kriminelë elektoralë duke mbrojtur korrupsionin, duke deklaruar se nuk kemi shumë korrupsion. Kujton se nuk e ka parë bota lakuriq atë kur bllokoi heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut. Mendon se të tjerët nuk e dinë se mbrojti veten e tij. Dhe e vërteta është se Shqipëria po ndëshkohet pavarësisht nga mashtrimet e tij. Por një breshëri kushtesh të reja vendosen dhe de facto pas proceseve të mundshme të anëtarësimit të Islandës dhe Norvegjisë, Shqipëria largohet me Edi Ramën me shpejtësi mbrapa nga horizonti”, tha kryedemokrati.

Kreu i opozitës komentoi gjithashtu edhe turin e nisur nga Rama në asambletë socialiste në të gjithë vendin.

“Ky mendon se duke deklaruar se ka më pak korrupsion se ç’kishte bëhet i besueshëm, në një kohë kur të gjithë e kuptojnë se kryehajduti i kombit është vetëm ai. Del nga salla në sallë me patronazhistët dhe u thotë punët e Shqipërisë. Unë u them qytetarëve, demokratë, socialistë, pa parti, punët e Edi Ramës janë sarajet e Surrelit”, u shpreh kreu i opozitës.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...