BallinaVendiAktualitetApeli uli dënimin për vrasësin e efektivit, flet babai i Novruz Cenalisë:...

Apeli uli dënimin për vrasësin e efektivit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një vrasje të dytë. Kështu e ka konsideruar familja e Novruz Cenalisë, vendimin e Gjykatës së Apelit për të ulur në 35 vite dënimin ndaj Azgan Mërnicës, që dy vite më parë vrau efektivin e Shqiponjave.

“Gati vrasje e dytë për ne si familjarë. Jo vetëm për ne por edhe për organizatën e policisë. Vetëm reagimet e kolegëve sot, ishin reagime shumë dëshpëruese ndaj këtij vendimi. Por është nvrjë vendim drejtësie, e ka dhënë një gjykatë.”, tha Asllan Cenalia në një intervistë për Klan News.

Ai ka thënë se vendimi i “ra si bombë dhe nuk e priste”.

Ai ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit kur është dhënë vendimi dhe është tronditur nga gjykimi. Sipas tij, drejtësia nuk është bërë.

“S’kishte asnjë rrethanë lehtësuese. Edhe argumentet nuk i mora vesh. Shpresova që vendimi do lihej në fuqi”, vazhdon ai.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit në Tiranë zbuti dënimin ndaj Mërnicës, të cilin Gjykata e Fierit e kishte dënuar me burgim të përjetshëm. Lidhur me këtë vendim, një ditë më parë reagoi edhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, duke thënë se rrezikon të japë një mesazh të gabuar për këdo që guxon t’i kundërvihet ligjit dhe shtetit të së drejtës.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë