BallinaVendiPolitikëProtesta e Zvërnecit ndryshon edhe skenarin e opozitës, Berisha: Kishim në plan...

Protesta e Zvërnecit ndryshon edhe skenarin e opozitës, Berisha: Kishim në plan të organizonim tonën, por nuk do rivalizojmë me tubimin në bulevard

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kreu i PD-së Sali Berisha ka ndryshuar skenarin e partisë pas protestave në Zvërnec.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale Berisha u shpreh se ata kishin pasur në projekt të thërrisnin protestën kombëtare, por shtoi se nuk do donin të rivalizonin me tubimin në bulevard.

“Ne kemi patur në projekt të thërrasim protestën kombëtare, por nuk e kemi bërë për shkakun e vetëm të protestës së përditshme të qytetarëve.

Iu kemi dhënë atyre, në respekt të tyre i kemi dhënë përparësi, ndërkohë demokratët, të gjithë ata që kanë dashur të protestojnë kanë shkuar dhe kanë protestuar. Ky është qëndrimi.

Pra, as nuk kemi bërë përpjekje, kemi respektuar e kanë thirrur të tjerë, dhe kanë meritën e tyre, e kam quajtur të jo të arsyeshme që ne të rivalizojmë me një protestë, por përkundrazi të bëhet gjithçka për suksesin e saj në pjesëmarrjen qytetare, si qytetar.

Kështu që nuk mund të them se ne e ndjekim me shumë angazhim këto zhvillime, shohim që kriza po thellohet në mënyrë të pandalshme.

Shohim qëndrimet e Edi Ramës bëhen çdo ditë e më të papërgjegjshme. Por ne, thashë, jemi të gatshëm në çdo moment, në çdo kohë, të vazhdojmë përmbushjen e misionit tonë.

Përsa i përket mbledhjes, këtë javë mblidhet Këshilli Kombëtar, këtë javë zgjidhet Kryesia e Partisë Demokratike, këtë javë pra plotësohen të gjitha.

Është lënë edhe pak kohë se ka patur ndonjë ankesë dhe shpresoj që çdo njeri që ka dyshimin më të vogël në numërimin e votave, është i ftuar nga unë të vijë të rinumërojë votë për votë votat e tij”, u shpreh Berisha.

spot_img

Artikujt e fundit

Rama njofton zgjatjen e orarit në shkolla: Nga viti 2027, fëmijët do të qëndrojnë deri në orën 17:00

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti i ardhshëm do të nisë zgjatja...

Berisha dhe Rama në fokus, Agron Shehaj thotë se nuk i kërkon largimin: Jam vetë kryetar partie, dua të ikë kryeministri

Agron Shehaj është i ftuar në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu, i cili foli...

Kuvendi e “blindon” me ligj, por SPAK nuk tërhiqet! Nëntor i nxehtë për Gent Sejkon, telefonat e sekuestruar në Gjykatën e Lartë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të enjte ligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”,...

Sherr mes dy personave, plagoset me thikë 60-vjeçari në Korçë, kapet autori

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Korçës, në afërsi të postës, ku...

Më shumë