BallinaVendiPolitikë“Ndrysho gjuhën, mos më fol si kryetar partie”, Xhafaj përplaset me Shabanin...

“Ndrysho gjuhën, mos më fol si kryetar partie”, Xhafaj përplaset me Shabanin në Komisionin për Nismat Qytetare. Avokati i Popullit: Ky koment nuk ju nderon

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale u regjistrua një përplasje mes kryetarit të komisionit, Fatmir Xhafaj, dhe Avokatit të Popullit, Endrit Shabani.

Debati u nxit nga diskutimet mbi zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, duke u shoqëruar me replika mes dy zyrtarëve.

Shabani: Vetëm 21% e rekomandimeve të Avokatit të Popullit zbatohen. Nëse ju jeni të kënaqur në lidhje me këtë performancë, unë nuk jam.

Xhafaj: Me çfarë jemi të kënaqur je dhe me çfarë jo… Duhet ta ndryshosh gjuhën, se po më flet këtu sikur je kryetar i partisë, jo Avokat i Popullit.

Shabani: Unë kam ardhur të përfaqësoj institucionin tim, ky koment nuk ju nderon. Nuk jam politikan.

Xhafaj: Ke qenë.

Shabani: Nuk kemi ardhur këtu të tregojmë çfarë kam bërë unë dhe ju në të shkuarën.

spot_img

Artikujt e fundit

Rama njofton zgjatjen e orarit në shkolla: Nga viti 2027, fëmijët do të qëndrojnë deri në orën 17:00

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti i ardhshëm do të nisë zgjatja...

Berisha dhe Rama në fokus, Agron Shehaj thotë se nuk i kërkon largimin: Jam vetë kryetar partie, dua të ikë kryeministri

Agron Shehaj është i ftuar në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu, i cili foli...

Kuvendi e “blindon” me ligj, por SPAK nuk tërhiqet! Nëntor i nxehtë për Gent Sejkon, telefonat e sekuestruar në Gjykatën e Lartë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të enjte ligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”,...

Sherr mes dy personave, plagoset me thikë 60-vjeçari në Korçë, kapet autori

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Korçës, në afërsi të postës, ku...

Më shumë