BallinaVendiKronikëAnëtari i Komisionit të Prokurimit Publik nën hetim nga SPAK për tenderat:...

Anëtari i Komisionit të Prokurimit Publik nën hetim nga SPAK për tenderat: Dyshime për korrupsion dhe shkelje ligjore

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kreshnik Tërnova, anëtar i Komisionit të Prokurimit Publik, është vënë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për dyshime mbi përfshirje në shkelje të procedurave të tenderave publikë.

Sipas burimeve nga hetimi, ndaj Tërnovës janë ngritur dyshime për veprat penale “shkelje e barazisë në tendera”, “korrupsion” dhe “deklarim i rremë”.

Hetimi lidhet me një procedurë prokurimi të zhvilluar në Spitalin e Dibrës, që kishte si objekt asgjësimin e mbetjeve. Dyshimet janë ngritur pas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka evidentuar parregullsi gjatë auditimit të këtij tenderi.

Sipas gjetjeve të raportuara, dyshohet se gjatë procedurës mund të ketë pasur ndërhyrje që kanë cenuar konkurrencën dhe kanë favorizuar subjekte të caktuara.

Emri i Kreshnik Tërnovës është përmendur gjithashtu edhe në dosjen hetimore të skandalit të AKSHI-t, ku SPAK ka hetuar dyshime për një strukturë të organizuar që ndikonte në procedurat e tenderave publikë.

Në këtë çështje, Tërnova dyshohet për lidhje me biznesmenin Ermal Beqiri, i cili ndodhet në arrati.

Hetimet nga SPAK vijojnë për të zbardhur rolin e secilit person të përfshirë dhe nëse ka pasur shkelje të ligjit në proceset e prokurimeve publike.

spot_img

Artikujt e fundit

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Çifti i ri shuhet në aksidentin fatal në Manzë, drejtuesi i mjetit dhe e reja italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh

Një detaj tragjik del në dritë pas aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës...

Aksident me vdekje në Tiranë, 23-vjeçari përplas me makinë këmbësoren

Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar...

Më shumë