BallinaVendiAktualitetNgërçi me pagat/ Administrativja pranon kërkesat për sigurimin e padisë, zhbllokohen pagat...

Ngërçi me pagat/ Administrativja pranon kërkesat për sigurimin e padisë, zhbllokohen pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar kërkesën për sigurimin e padisë të paraqitur nga Gjykata e Durrësit dhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke urdhëruar zhbllokimin e fondeve për pagat.

Të njëjtën kërkesë e ka bërë edhe Gjykata e Lartë. Gjykatat e tjera në gjithë vendin po ndjekin të njëjtën rrugë ligjore, duke paraqitur padi dhe kërkesa të veçanta për sigurimin e tyre.

Kërkesat për sigurimin e padisë synojnë zgjidhjen e përkohshme të situatës, në mënyrë që punonjësit e gjykatave të marrin pagat, ndërsa çështja vijon të shqyrtohet në themel në Gjykatën Administrative.

Pranimi i sigurimit të padisë përbën një zgjidhje provizore, pasi nuk e mbyll konfliktin në themel. Masa synon të shmangë pasojat e menjëhershme të bllokimit të fondeve dhe të garantojë vijimin e pagesave deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për çështjen.

Në këtë mënyrë, të paktën për momentin, ngërçi financiar që preku gjykatat mund të kapërcehet përmes masave të përkohshme të marra nga gjykata.

spot_img

Artikujt e fundit

Rekord investimesh të huaja/ 1.1 miliardë euro në gjashtë muaj, projekti i Zvërnecit shton flukset hyrëse

Investimet e huaja direkte kanë marrë një shtysë të fortë gjatë tremujorit të dytë...

Prishet moti/ Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

Moti do të pësojë ndryshime gjatë fundjavës, me shtim të vranësirave dhe rikthim të...

Dyshimet për rrëmbim dhe tetë vite pa përgjigje, Elvis Troqe shpallet zyrtarisht i zhdukur

Tetë vite pas zhdukjes së 24-vjeçarit Elvis Troqe, Gjykata e Shkallës së Parë e...

Më shumë