Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve, për herë të parë që nga rikthimi i tij në funksion nga Ministria e Ekonomisë.
Sipas vendimit të marrë më 19 shtator 2026, çmimi i shitjes me shumicë i naftës është ulur në 207 lekë për litër, ndërsa benzina do të shitet me shumicë me 183 lekë për litër.
Për shitjen me pakicë, nafta do të tregtohet me një çmim jo më të lartë se 219 lekë për litër, ndërsa benzina jo më shumë se 195 lekë për litër.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi më 19 shtator, në orën 16:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku mund të pësojnë ndryshime të tjera.
Bordi u ka bërë thirrje operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë që të zbatojnë vendimin. Në rast konstatimi të shkeljeve, parashikohet edhe pezullimi i aktivitetit.
Vendimi vjen pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve, me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16 shtator 2026.



