BallinaVendiPolitikëReforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me...

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

Publikuar më

spot_imgspot_img

Dy deputetë të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, kanë votuar kundër draftit të ri për reformën administrativo-territoriale, që parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Qëndrimi i tyre është shfaqur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ku drafti për hartën e re territoriale është hedhur në votim. Të dy deputetët kanë votuar kundër propozimit për shkrirjen e 15 bashkive.

Deputeti Sinaj e ka argumentuar qëndrimin e tij me kundërshtimin ndaj shkrirjes së Bashkisë Selenicë, e cila përfshihet në bashkitë që parashikohet të bashkohen në hartën e re territoriale.

Ndërkohë, ende nuk është bërë i ditur motivi konkret që ka çuar Erion Braçen të votojë kundër draftit. Gjatë mbledhjes, Braçe mësohet të jetë shprehur: “Më bën të shkoj drejt votës kundër”.

Propozimi i Partisë Socialiste parashikon që numri i bashkive në vend të reduktohet nga 61 në 46, përmes bashkimit të 15 njësive vendore.

Drafti po shqyrtohet në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ndërsa miratimi i reformës territoriale në Kuvend kërkon të paktën 84 vota.

Qëndrimi i Braçes dhe Sinajt pritet të jetë pjesë e diskutimeve politike rreth hartës së re territoriale, në një proces ku opozita ka kundërshtuar propozimin e mazhorancës dhe ka kërkuar një proces më të gjerë konsultimi me njësitë vendore.

spot_img

Artikujt e fundit

Kthimi në Tiranë pas fundjavës në juglindje “paralizon” Elbasanin, fluks i automjeteve krijon trafik tejet të rënduar

Fluksi i jashtëzakonshëm i automjeteve ka rënduar ndjeshëm qarkullimin në të gjitha akset rrugore...

I shpëtoi dënimit me vdekje në Kinë, Klaudio Kanani shfaqet për herë të parë nga burgu

Për herë të parë është publikuar një video e Klaudio Kananit, shqiptarit me origjinë...

“Prania Besnike”, zbulohet sa qytetarë kanë paraqitur probleme dhe si vjen zgjidhja

Kur kanë kaluar pesë javë nga vënia në zbatim të Pranisë Besnike përmes takimeve...

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen...

Më shumë