BallinaVendiKronikëSkandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për...

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po denoncojnë publikisht në rrjetet sociale një situatë alarmante; zhdukjen e parave nga llogaritë e tyre në Raiffeisen Bank.

Kapitali ka mundur të verifikojë llogaritë e disa prej tyre, të cilëve u janë marrë shuma të ndryshme parash pa kryer asnjë veprim apo blerje. Shumat e marra variojnë nga 500 euro e ndoshta edhe më shumë.

Një rast i verifikuar nga Kapitali, një qytetari i janë marrë 50 mijë lekë ose mbi 500 euro. Ky qytetar kishte një balancë prej 100 mijë lekësh në llogarinë e tij, nga transaksioni i fundit.

Ditën e sotme ky qytetar ka bërë një transaksion në vlerën afërsisht 10 euro ose rreth 1100 lekë. Pas kryerjes së kësaj blerje, atij i ka ardhur një sms nga Raiffeisen ku balanca e llogarisë rezulton rreth më pak se 50 mijë lekë.

Pra, ndonëse ai shpenzoi vetëm 1 mijë lekë me blerjen, nga llogaria, sipas mesazhit të dërguar nga Raiffeisen i janë zhdukur rreth 50 mijë lekë ose rreth 540 euro.

Paralelisht, dhjetra qytetarë të tjerë kanë denoncuar në rrjetet sociale të njëjtin fenomen, ku atyre u rezultojnë të marrë nga llogaritë e tyre shuma nga 500 deri në 1 mijë euro.

Të gjithë këta qytetarë denoncojnë se janë përpjekur me dhjetra herë të kontaktojnë bankën për humbjen e parave të tyre, Raiffeisen nuk u është përgjigjur, pasi linjat e ofruara për kontaktin e klientëve nuk përgjigjen.

Kapitali ka mësuar se Raiffeisen gjendet në një sulm kibernetik, përmes të cilit po merren paratë e qytetarëve. Vetëm dy ditë më parë, banka njoftoi përmes një mesazhi zyrtar klientët e saj se po përballet me sulme kibernetike të tipit “smishing”, të cilat vjedhin të dhënat e klientëve përmes sms-ve mashtruese.

Nuk dihet nëse klientët që po denoncojnë humbjen e parave kanë rënë pre e këtyre sulmeve. Por e sigurtë është që Raiffeisen ka çedim të sigurisë, jo vetëm për të dhënat e klientëve por edhe për paratë e tyre.

Sigurisht që në këto raste, banka kompeson plotësisht paratë që u merren qytetarëve. Por rënia pre e një prej bankave më të rëndësishme të vendit e një sulmi kibernetik të këtyre përmasave, ngre sërish pyetjen se sa të përgatitura janë bankat shqiptare në realitetin e ri të dixhitalizimit dhe a kanë investuar ato mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e klientëve të tyre.

spot_img

Artikujt e fundit

Shënim nga Albania Today/Protestë pa datë?!

Eshtë ndoshta hera e parë në gjithë këto vite që Sali Berisha shpall një...

Maqedoni-Skoci, ndeshja pezullohet shkak…një ‘pushtues’ i veçantë i fushës

Minutat e para të ndeshjes së Nations League mes Maqedonisë së Veriut dhe Skocisë...

“Kur humb respektin për veten, mos ia kërko popullit”, Kreshnik Spahiu për Eli Farën: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

Këngëtarja Eli Fara ka reaguar publikisht sot në lidhje me publikimin e videove të...

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje

Pas publikimit të videove të saj intime në rrjetet sociale dhe bujës së madhe...

Më shumë

Shënim nga Albania Today/Protestë pa datë?!

Eshtë ndoshta hera e parë në gjithë këto vite që Sali Berisha shpall një...

Maqedoni-Skoci, ndeshja pezullohet shkak…një ‘pushtues’ i veçantë i fushës

Minutat e para të ndeshjes së Nations League mes Maqedonisë së Veriut dhe Skocisë...

“Kur humb respektin për veten, mos ia kërko popullit”, Kreshnik Spahiu për Eli Farën: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

Këngëtarja Eli Fara ka reaguar publikisht sot në lidhje me publikimin e videove të...