BallinaKosovaAlarm kibernetik në Kosovë: Komprometohen masivisht llogaritë në WhatsApp, kërkohet veprim

Alarm kibernetik në Kosovë: Komprometohen masivisht llogaritë në WhatsApp, kërkohet veprim

Publikuar më

spot_imgspot_img

Biznese dhe qytetarë në Kosovë po raportojnë prej se llogaritë e tyre në WhatsApp po merren nën kontroll nga persona të paautorizuar, të cilët më pas i përdorin për të shpërndarë spam. Burimi i sulmeve mbetet i pakonfirmuar, ndërsa shqetësimi tani prek edhe sigurinë e SMS-ve.

Alarmin e ngriti Darsej Rizaj, bashkëthemelues i “Shkollës Digjitale” dhe “StarLabs”, pasi u komprometua llogaria e biznesit të tij.

Sipas tij, auditimi i sigurisë i përjashtoi metodat më të njohura të sulmit, si mashtrimi me kod QR, kopjimi i kartelës SIM apo devijimi i thirrjeve.

“SMS ka ardhur gjatë natës, kompjuterët nuk kanë qenë të ndezur dhe askush nuk ka qenë i pranishëm në zyrë për ta treguar kodin në çfarëdo mënyre”, i tha ai Telegrafit.

“Ky është një problem serioz në nivel kombëtar, sepse dyshimi mund të jetë se telekomi në Kosovë është hakuar dhe SMS-të tona mund të shihen”, shtoi Rizaj.

Të shtunën ai njoftoi se hakimi opo vazhdonte dhe se tashmë bëhej fjalë për kompromentim masiv të llogarive.

“Hakimi nacional po vazhdon! Edhe llogarite private. Llogarite edhe qe po i kthejne, po hakohen prap! Si private si te biznesit. Mbi 500 veta me kan shkru ne Facebook. Kem nevoje per intervenim shteteror. Kjo eshte shume serioze.”

Telekomi i Kosovës konfirmoi për Telegrafin se ka pranuar ankesa nga klientët, por tha se problemi lidhet me shërbimin WhatsApp dhe jo me rrjetin e Valës, i cili sipas kompanisë ka funksionuar normalisht.

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, shkroi se bëhet fjalë për problem serioz. “Edhe një herë: problemi me WhatsApp-in duket se është më i madh sesa kam menduar edhe unë.”

Ai i bëri thirrje qeverisë që të ndërmarrë masa urgjente.

“Po e lus Qeverinë, Albin Kurtin, Lulëzon Jagxhiun dhe institucionet përgjegjëse: trajtojeni këtë çështje me urgjencë”, shtoi ai, duke kërkuar edhe “kufizimin e përkohshëm të SMS-ve të dyshimta, nëse kjo vlerësohet teknikisht e nevojshme”. “Nuk dua të krijoj panik, por kjo nuk duhet të neglizhohet”, deklaroi Sadiku.

Edhe deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, shkroi se llogaria e tij në WhatsApp i është mbyllur.

spot_img
BurimiNacionale

Artikujt e fundit

Thirrja urgjente/ Rama mesazh shqiptareve nga Rinasi direkt pas kthimit nga SHBA, zbardhen detajet

Nesër sapo të kthehet nga vizita në Kombet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama do...

Edhe pulat nga Tajlanda/ 197 tonë mish përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet

Shqiptarët konsumojnë mish pule nga Tajlanda. Që prej 3 shtatorit, BE-ja dhe vendi ynë kanë...

Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ekipet e emergjencës nxjerrin trupat e 6 viktimave nga rrënojat

Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi një...

Bitget goditet nga hakerët, vidhen 351.6 milionë dollarë në kripto

Bursa e kriptomonedhave Bitget ka pezulluar përkohësisht tërheqjet e klientëve pasi zbuloi transferta të...

Më shumë