BallinaUncategorizedEditorial nga Albania Today/Si i vjen në ndihmë doktori Edi Ramës në...

Editorial nga Albania Today/Si i vjen në ndihmë doktori Edi Ramës në momentet më të vështira

Publikuar më

spot_imgspot_img

Afera e Vlora Hysenit mund të ketë qënë ndoshta goditja më e fortë që ka marrë Edi Rama në serinë e skandaleve dhe lajmeve tronditëse që ka prodhuar qeverisja e tij. Që ai zhvillim, arrestimi për shkak se kreu i SHISH ishte kapur duke përkrahur autor krimi e duke i dhënë atij materiale sekrete, e ndikoi Edi Ramën, kjo u duk haptazi tek ditët që kaloi në New York. As takime, asgjë nga përtej oqeanit. Ngjante se Kryeministri ishte mbyllur në dhomë në hotel me kokën lidhur me peshqir. Dhe lajmëroi se do t’i fliste popullit sapo të kthehej në atdhe. U rrit pritshmëria.

Por siç u pa, Edi Rama nuk mbajti asnjë përgjegjësi vetë dhe sërish, thirri në ndihmë doktorin, Sali Berishën për të kaluar këtë moment. Ai përmendi 21 janarin, Gërdecin, dhe një drejtor që e paska mbajtur ish-kryeministri në punë edhe pse me masë arresti shtëpiak, për të kaluar këtë krizë. Pra u tha shqiptarëve se ai ka disa gabime ndoshta, por i ftoi të bënin krahasimet mes dy epokave.

Nuk ka dyshim se tanimë këto janë argumenta të shplara, të pavlera dhe zor se i bëjnë më përshtypje njerëzve me një sens bazik të llogjikës. Problemi është se Doktori i këtyre bëmave, këtyre ngjarjeve, nuk i përket së shkuarës. Ai është këtu, është çdo ditë prezent në publik, dhe paraqitet si oferta e opozitës, si alternativa e Edi Ramës.

Ndaj, edhe pse tingëllojnë banale tanimë, ato që përmend Edi Rama e kanë sërish një farë vlere. Dhe mesa duket në këtë drejtim, lideri i PD i vjen në ndihmë Edi Ramës edhe pa dashjen e tij, në momente kritike si këto.

Kryeministri i krizave e skandaleve i aferave dhe rasteve të forta korruptive dhe të inkriminimit, e kërkon amnistinë nga shoqëria vetëm duke treguar me gisht Sali Berishën.

Imagjinoni një moment që në krye të PD të mos ishte më Doktori. Asgjë nga këto nuk do të vlenin më. Çfarë justifikimi do të kishte vallë shefi i rilindjes për gjithë akuzat. Përfytyroni sikur të ishte një i ri në krye të PD, që e ka kaluar edhe testin e luajalitetit dhe nuk e vret babain aq lehtësisht sa bëri Basha, se sa në vështirësi do të gjendej Edi Rama i rrethuar nga këto skandale.

Në këto kushte, atij ndihma më e madhe po i vjen nga Doktori. Albania Today nuk beson në ato teoritë për pazare e pakte të errëta. Por thjesht qëndrimi aty dhe insistimi me këmbëngulje për të qënë ai aletrnativa e opozitës, për të qënë ai kandidati për kryeministër, për të qënë ai që flet se si do qeverisë nesër PD, është e mjaftueshme për t’i dhënë një dorë Edi Ramës sa herë është në prag të humnerës.

spot_img

Artikujt e fundit

Vetëm 17 vjeç, mesfushori që SHBA-ja e mori nga Shqipëria vendos rekord me ekipin e Pochettinos

Shqiptari Adri Mehmeti po përjeton një moment të veçantë në karrierën e tij. Mesfushori 17-vjeçar...

I kishte marrë makinën e babait pa leje, 16-vjeçari humb jetën në aksident, plagoset 15-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pezë të Tiranës, ku një...

Rama pret Wendt në takkmin e parë pas mbërritjes në Shqipëri

Rama pret Wendt në takkmin e parë pas mbërritjes në Shqipëri Pas dorëzimit të letrave...

VIDEO/Debat i ashpër, Erion Braçe kapet me një qytetar: “Te sh***rdhej atë që të ka bërë”

Një debat i tensionuar është regjistruar mes deputetit Erion Braçe dhe disa qytetarëve pranë...

Më shumë

Vetëm 17 vjeç, mesfushori që SHBA-ja e mori nga Shqipëria vendos rekord me ekipin e Pochettinos

Shqiptari Adri Mehmeti po përjeton një moment të veçantë në karrierën e tij. Mesfushori 17-vjeçar...

I kishte marrë makinën e babait pa leje, 16-vjeçari humb jetën në aksident, plagoset 15-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pezë të Tiranës, ku një...

Rama pret Wendt në takkmin e parë pas mbërritjes në Shqipëri

Rama pret Wendt në takkmin e parë pas mbërritjes në Shqipëri Pas dorëzimit të letrave...