BallinaRajoni & BotaArrestohet vëllai i ish-kryeministrit të Hungarisë, Áron Orban akuzohet për trafikim të...

Arrestohet vëllai i ish-kryeministrit të Hungarisë, Áron Orban akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore

Publikuar më

spot_imgspot_img

Vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban, Áron Orban, është ndaluar nga autoritetet hungareze, nën dyshimin për përfshirje në trafikimin e qenieve njerëzore. Lajmi është bërë publik nga kryeministri hungarez Péter Magyar, i cili iu referua raportimeve të mediave për arrestimin e tij.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Magyar bëri të ditur se hetimet po vijojnë nga Zyra Kombëtare për Rikuperimin dhe Mbrojtjen e Pasurive dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Sipas mediave hungareze, operacioni është zhvilluar në Budapest dhe në disa zona të qarkut të Pestit, ku janë arrestuar disa persona dhe janë kryer kontrolle në banesa.

Áron Orban ishte përmendur më herët në një hetim që lidhej me skema të dyshuara për lehtësimin e marrjes së vizave Shengen nga shtetas të huaj. Kompania e lidhur me të dyshohet se kishte ndërmjetësuar regjistrimin e shtetasve vietnamezë në një kurs dyditor të ndihmës së shpejtë në Universitetin e Pécsit, procedurë që dyshohet se mund t’u lehtësonte pajisjen me viza.

Autoritetet hungareze pritet të japin më shumë detaje për operacionin dhe akuzat ndaj personave të ndaluar.

spot_img

Artikujt e fundit

Kombëtarja nuk është vetëm e lojtarëve, Maran bën surprizën e bukur për tifozët

Kombëtarja shqiptare nis sot përgatitjet për dy sfidat e fundit të Nations League. Trajneri...

Fatmir Mediu dëshmon në GJKKO për dosjen “Partizani”, ish-ministri: Të vish pas 20 vitesh të më thuash cila është praktika?! E ka pasur prokuroria...

Fatmir Mediu është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e GJKKO-së. Ai është...

Grabiti 60 mijë euro nga një bankë te Komuna e Parisit dhe u largua me skuter elektrik, ky është Robert Duka

Ky që shihni në foto është Robert Duka, 50-vjeçari nga Vlora, që grabiti një...

Ndërron jetë autori i sulmit me 6 viktima në Poloni.Çdo të diel shkonte në poligon qitjeje me të atin

Një ngjarje tragjike ka tronditur Poloninë, ku një 24-vjeçar hapi zjarr ndaj qytetarëve në...

Më shumë