BallinaUncategorizedAvokati Alban Duraj: “Deklaratat për Bleonën u bazuan te nëna e saj”

Avokati Alban Duraj: “Deklaratat për Bleonën u bazuan te nëna e saj”

Publikuar më

spot_imgspot_img

Avokati Alban Duraj i është drejtuar redaksisë së Albania Today, duke kërkuar të sqarojë deklaratat e bëra prej tij në media lidhur me rastin e Bleona Matës.

Në sqarimin e tij publik, Duraj thotë se deklaratat e dhëna gjatë intervistave kanë qenë të bazuara në informacionet dhe deklarimet e përcjella nga nëna e Bleona Matës, Bukurie Mata.

Sipas tij, kjo ka qenë edhe baza e deklarimeve të bëra në emisione televizive, përfshirë edhe daljen në “Breaking” në Top News.

Duraj ndalet në mënyrë të veçantë te komunikimet e datës 25 qershor 2026, duke pretenduar se gjatë asaj dite ka komunikuar disa herë me Bukurie Matën, përpara nisjes së emisionit “Kohë Reale” në RTSH, gjatë transmetimit, në intervalet e reklamave dhe pas përfundimit të emisionit.

“Ajo që kam deklaruar në intervistat e mia ka qenë në përputhje me informacionin dhe deklarimet e përcjella nga vetë znj. Bukurie Mata në komunikimet që kemi pasur”, shkruan avokati.

Ai shton se këto rrethana, sipas tij, mund të verifikohen përmes materialeve filmike dhe komunikimeve përkatëse.

Në reagimin e tij, Duraj distancohet gjithashtu nga titujt apo fragmentet e shkëputura nga intervistat, duke theksuar se ato nuk janë formuluar prej tij dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht të gjithë përmbajtjen e deklaratave të dhëna.

Për këtë arsye, ai u bën thirrje të interesuarve të ndjekin intervistat e plota dhe materialet filmike, në mënyrë që qëndrimi të krijohet mbi bazën e deklarimeve të plota dhe jo të fragmenteve të shkëputura.

Duraj thotë se qëllimi i këtij sqarimi është “saktësimi i fakteve, transparenca dhe shmangia e çdo keqinterpretimi të mëtejshëm”.

Në thelb, avokati pretendon se deklaratat e tij për rastin e Bleona Matës nuk kanë qenë të bazuara në hamendësime personale, por në informacionet që, sipas tij, i janë përcjellë nga vetë nëna e Bleona Matës.

spot_img

Artikujt e fundit

Si u thur plani për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës, zbardhen dëshmitë e dy autorëve, Balla: Më premtoi që…

Janë marrë në pyetje dy të rinjtë që tentuan të mashtrojnë Armand Dukën dhe...

Mamurrasi i braktisur, qytetari humb jetën për mungesë të ambulancës

Problematikat në shërbimin shëndetësor në qytete të vogla po sjellin pasoja të rënda tek...

Ursula von der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana, sjell edhe planin e ri për rrugën drejt BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë nesër një tur...

Veliaj kërkoi të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, SPAK nuk e lejon

Negative ishte përgjigjja e Prokurorisë së Posaçme për kërkesën që kryebashkiaku i Tiranës Erion...

Më shumë