BallinaUncategorizedUrsula von der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana, sjell edhe planin...

Ursula von der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana, sjell edhe planin e ri për rrugën drejt BE-së

Publikuar më

spot_imgspot_img

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë nesër një tur në Ballkan, me Tiranën si ndalesën e parë.

Gjatë vizitës në Shqipëri, Von der Leyen do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Më 1 tetor, presidentja e Komisionit Evropian do të vijojë turin në Kosovë, ku pritet të takohet me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiun, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Po të njëjtën ditë, Von der Leyen do të udhëtojë drejt Malit të Zi, ku do të zhvillojë takime me presidentin Jakov Milatović dhe kryeministrin Milojko Spajić.

Turneu do të përmbyllet të premten në Maqedoninë e Veriut, me takime me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

Sipas njoftimit, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina nuk janë përfshirë në itinerarin e këtij turi, për shkak të zgjedhjeve të ardhshme që do të zhvillohen në këto dy vende.

Vizita e Von der Leyen lidhet edhe me një plan të ri për vendet që synojnë avancimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Plani parashikon një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën, me reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave.

Në të njëjtën kohë, edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian pritet të kenë angazhime konkrete për avancimin e procesit.

Megjithatë, vendimet kyçe në procesin e zgjerimit vazhdojnë të kërkojnë miratim unanim nga vendet anëtare të BE-së.

spot_img

Artikujt e fundit

Veliaj kërkoi të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, SPAK nuk e lejon

Negative ishte përgjigjja e Prokurorisë së Posaçme për kërkesën që kryebashkiaku i Tiranës Erion...

Ilir Topi largohet nga Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor, drejtuesi i ri prezantohet sot

Ilir Topi është dorëhequr nga drejtimi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ai...

“Erdhi një listë nga Kosova me…”/Artan Hoxha: Vlora Hyseni krijoi rreth të ngushtë, shmangu komunikimin standard

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, ka ngritur...

“SPAK heton krimet e rënda, e ka kapur gafil zonjën”/ Karamuço debat me Kokën: Vlora Hyseni duhej shkarkuar

Mbrëmjen e sotme në “Top Story” po diskutohet për skandalin e kreut të SHISH,...

Më shumë