BallinaVendiPolitikë“Deshën ta blinin, por kjo parti s’është për tregti”, Berisha në Kuvendin...

“Deshën ta blinin, por kjo parti s’është për tregti”, Berisha në Kuvendin e PD: Në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por…

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë fjalën e tij në Kuvendin, që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

“Të dashur miq, përfaqësues të partive simotra! I dashur miku im i viteve ’90 e deri më sot, Bob McEwen, është nder i madh që je sot këtu mes nesh. I dashur Bob, 35 vite më parë përmbysëm diktaturën së bashku, tani do të përmbysim një tjetër diktaturë, më të shëmtuarën midis autokracive. Është nder të përshëndes edhe mikun tonë nga Greqia të partisë simotër. Jam takuar në 1991 me ish-kryeministrin Mitsotakis dhe tashme me të birin e tij.

Të dashur delegatë, të ftuar, të pranishëm në këtë kuvend. Secili nga ne, në këtë moment në mënyrë eksklamative mund të shtrojë pyetjen: Çfarë rrugëtimi, çfarë maratone e jashtëzakonshme e maratonomakëve si ju? Më kujtohet kur hodhëm hapat e parë për rithemelimin e PD para 5 vitesh. E dija mirë se kishim një rrugë të vështirë, na prisnim beteja të egra dhe e njihja narkoshtetin e instaluar në Shqipëri.

Në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por kam pasur një avantazh të madh. Kam ruajtur bindjen se askush nuk del jashtë teorisë së gabimit. Ajo çka unë nuk kam gabuar kurrë është në besimin ndaj jush. Nuk kam vendosur kurrë në jetën time në dyshim përkushtimin, idealet dhe vendosmërinë tuaj. Prandaj nisëm së bashku një rrugëtim të vështirë në një moment kritik.

Kishim shumë përpjekje në dekada për të forcuar prularizmin. Erdhi një moment kur Edi Rama vendosi si moral dhe platformë atë të etërve të tij dhe ndërmori sulmin për asgjësimin e PD, shndërrimin e saj në opozitë fasadë, për blerjen e saj. Por kjo parti nuk është për treg, është për moral, ideale dhe vlera. As nuk blihet, as shitet dhe nuk mposhtet kurrë. Ndaj edhe u ngritëm, në një kohë kur duket sikur edhe tokën e qiellin e kishim kundër”, tha Berisha mes të tjerash.

spot_img

Artikujt e fundit

Rama njofton zgjatjen e orarit në shkolla: Nga viti 2027, fëmijët do të qëndrojnë deri në orën 17:00

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti i ardhshëm do të nisë zgjatja...

Berisha dhe Rama në fokus, Agron Shehaj thotë se nuk i kërkon largimin: Jam vetë kryetar partie, dua të ikë kryeministri

Agron Shehaj është i ftuar në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu, i cili foli...

Kuvendi e “blindon” me ligj, por SPAK nuk tërhiqet! Nëntor i nxehtë për Gent Sejkon, telefonat e sekuestruar në Gjykatën e Lartë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të enjte ligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”,...

Sherr mes dy personave, plagoset me thikë 60-vjeçari në Korçë, kapet autori

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Korçës, në afërsi të postës, ku...

Më shumë