BallinaVendiAktualitetDrejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal....

Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listëpagesat me formulën e re

Publikuar më

spot_imgspot_img

Mbyllet mbledhja urgjente e kryeprokurorëve të rretheve me prokurorin e përgjithshëm, Olsjan Çela.Po shqyrtohet mundësia për të bërë padi civile për zhbllokimin e situatës dhe jo për të bërë kallëzim penal në SPAK.

Është vendosur të dilet me një deklaratë të përbashkët, e cila pritet të bëhet e njohur së shpejti. Në orën 15:00 kryetari i Gjykatës së Lartë ka thirrur kryetarët e gjykatave të të gjithë vendit për të diskutuar për të njëjtën çështje.

Midis tyre, gazetarja Anila Hoxha, raporton se do të diskutohet edhe mundësia e kallëzimit penal në SPAK ndaj Ministrisë së Financave.

E vetmja që ka marrë pagën e muajit gusht është Gjykata Kushtetuese, e cila pranoi dje se është paguar sipas modelit të formulës së vjetër të pagave.

Një burim pranë SPAK ka konfirmuar se edhe prokuroria e posaçme në muajin gusht ka dorëzuar listpagesën dhe punonjësit janë paguar sipas formulës së vjetër.

Por sot kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho ka kryer një mbledhje me prokurorët e posaçëm, ku është diskutuar sesi do të veprohet me listpagesat për shtatorin.

Në këtë mbledhje, burime të pranishme dhe shumë të sigurta, i thanë gazetares Hoxha, se është vendosur që listpagesat e shtatorit për prokurorët e posaçëm dhe administratën e SPAK të kalohen sipas formulës së re të urdhëruar nga Kushtetuesja në shkurt 2026.

spot_img

Artikujt e fundit

Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit e bashkisë së Tropojës i zë korrenti, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Bajram Curr, ku një person ka...

Vetëm pak orë pas vrasjes së të riut/ Drejtori i Policisë Hita kritika strukturave: Shkodra mbetet problematike, nuk jemi aty ku duhet me rezultatet

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita, vetëm pak orë pasi në...

Përplasje në Konferencën e Kryetarëve për pagat e drejtësisë/ Opozita: Po shkelni Kushtetutën. Mazhoranca: Pagat i përcakton parlamenti, jo gjykatat

Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë ka sjellë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës...

Vlorë/ Sherr në “beach bar” në zonën e Lungomares, konfliktohen fizikisht disa persona, ndërhyn policia. Një në kërkim

Një konflikt midis disa personave ka ndodhur pak momente më parë në një "beach...

Më shumë