BallinaUncategorizedDy versione për shpërthimin në zonën e ‘Brrylit”, ekspertja: Shkëndija mund të...

Dy versione për shpërthimin në zonën e ‘Brrylit”, ekspertja: Shkëndija mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tokëzimit të depozitës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Shpërthimi i gazit pranë pikës së karburantit në zonën e “Brrylit” ishte i fuqishëm.

Forca e tij rrëzoi strukturën e karburantit dhe objektin njëkatësh ku ndodheshin tre punonjës, të cilët morën plagë të lehta në trup. Ngjarja ka ngritur pikëpyetje edhe mbi respektimin e kushteve të sigurisë, sipas kryetares së Unionit të Inxhinierëve, Dëshira Mëna. Certifikatat e dhëna nga ISHTI dhe Drejtoria e Zjarrfikësve jo gjithmonë janë të merituara.

“Kemi dy institucione që kanë përgjegjësi në këtë drejtim. MZSH-ja certifikon masat e mbrojtjes nga zjarri, ndërsa ISHTI është institucioni që kontrollon dhe certifikon pajisjet nën presion. Mesazhi është shumë i qartë: ajo certifikatë nuk është thjesht një copë letër që i jep të drejtën biznesit të vazhdojë aktivitetin. Ajo certifikatë duhet të jetë një garanci për jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, tha Mëna.

Inxhinierja thotë se shpërthimi i gazit mund të ketë ndodhur edhe nga mungesa e tokëzimit në depozitën dhe pompën e gazit.

“Nga pamjet e publikuara duket se automjeti është dëmtuar në pjesën ku kryhet furnizimi. Në raste të tilla mund të krijohen edhe ngarkesa të mëdha elektrostatike në depozitat e karburantit, të cilat mund të shkaktojnë një shkëndijë. Për këtë arsye, depozitat duhet të jenë të tokëzuara në mënyrën e duhur dhe ky është një element që duhet të kontrollohet nga ISHTI”, u shpreh Mëna.

Në njoftimin zyrtar, ISHTI deklaron se shpërthimi ka ardhur nga automjeti që po furnizohej me karburant. Ndërkohë, Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit ka ngritur një tjetër pistë, atë të një shpërthimi gazi në ambientet e zyrave të kompanisë. Ndërsa institucionet japin versione të ndryshme për origjinën e shpërthimit, ekspertët kërkojnë që ngjarja të shërbejë si kambanë alarmi jo vetëm për institucionet, por edhe qytetarët.

“Shpërthimi mund të ketë ardhur për shkak të rrjedhjes së gazit. Duhet verifikuar edhe nëse automjeti ka pasur ndonjë defekt në bombolën e tij. Por dua t’u bëj një thirrje qytetarëve: kur furnizoni automjetin me karburant, mbajeni motorin të fikur dhe mos ndizni në asnjë rast cigare pranë pikës së furnizimit. Janë veprime të vogla, por që mund të shpëtojnë jetë”, tha kryetarja.

spot_img

Artikujt e fundit

Alarm për konsumatorët! AKU: Sallami “Galbanetto” te Conad me risk serioz për shëndetin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka paralajmëruar konsumatorët shqiptarë për një produkt ushqimor të...

Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u gjet me duar të lidhura në bagazhin e një makine! Dyshohet larje hesapesh për trafikun e drogës

Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Sipas mediave, trupi i...

Skandal në ISHSH Tiranë, denoncimi i fortë ndaj drejtorit Klaus Shaqiri

Na kërkon zarfe dhe na bën presion Inspektori denoncon favorizime në caktimin e kontrolleve, vërejtje...

Klevis Qose pret të dërguarin e Trump, Paolo Zampolli: Fokus te lufta kundër fentanilit dhe forcimi i bashkëpunimit SHBA-Shqipëri

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose ka pritur sot në...

Më shumë