BallinaRajoni & BotaEkzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u gjet me duar të lidhura në...

Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u gjet me duar të lidhura në bagazhin e një makine! Dyshohet larje hesapesh për trafikun e drogës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Sipas mediave, trupi i tij i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm brenda një automjeti. Sipas Prokurorisë së Padovës, viktima është identifikuar si një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili nuk kishte një adresë të qëndrueshme banimi.

Nga ekzaminimet paraprake mjeko-ligjore dyshohet se Ferdinant Hoti është vrarë me armë zjarri. Hipoteza kryesore e hetuesve është se ngjarja mund të lidhet me larje hesapesh në qarqe kriminale të përfshira në trafikun e drogës. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e vrasjes.

Karabinierët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth, ndërsa ekspertët do të ekzaminojnë me kujdes automjetin tip Fiat Bravo, për të kërkuar gjurmë të mundshme gjaku. Këto prova mund të ndihmojnë në përcaktimin e kohës dhe mënyrës se si trupi është futur në makinë.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse 35-vjeçari është vrarë në një vend tjetër dhe më pas është transportuar i pajetë në bagazh, apo nëse është qëlluar për vdekje pasi ndodhej brenda automjetit.

Një detaj i rëndësishëm për hetimin është fakti se sediljet e pasme të makinës ishin të palosura, ndërsa duart e viktimës ishin të lidhura.

spot_img

Artikujt e fundit

Përplasja në protestë, Iris Luarasi: Aktivistja që më ofendoi u shoqërua për incidentin me makinën e deputetes Ilva Gjuzi

Deputetja Iris Luarasi ka reaguar sot në rrjetet e saj sociale lidhur me pretendimet...

“Më goditën dhe…”/ Këngëtari sqaron të vërtetën mbi kërcënimet, tregon edhe bisedën me babanë e Kuçit pas konfliktit

Këngëtari Labinot Rexha ka treguar më shumë detaje nga konflikti mes Jozefin Markut dhe...

Tjetër tentativë trafikimi droge nga Kanadaja në Shqipëri, kapet në Durrës “Gelato” me vlerë 1.2 milionë euro

Goditet një tjetër rast i trafikimit të kanabisit nga Kanadaja drejt Shqipërisë. Operacioni u zhvillua...

Plagosja e dyfishtë në Laprakë, zbardhen rrethanat e ngjarjes, identifikohet autori që sulmoi dy shokët

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore kryer nga specialistët e sektorit...

Më shumë