BallinaVendiKronikëFamilja e Martin Canit përplaset me Ramën: “Mos e përdorni emrin e...

Familja e Martin Canit përplaset me Ramën: “Mos e përdorni emrin e Martinit për kamera dhe politikë”

Publikuar më

spot_imgspot_img

Familja e 14-vjeçarit Martin Cani ka reaguar me një deklaratë të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama, pas fjalimit të tij gjatë prezantimit të projektit “Smart City”, ku Rama e lidhi sistemin e ri të kamerave në shkolla me tragjedinë e ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Në deklaratën e bërë publike për mediat, familja Cani akuzon kryeministrin se po përdor emrin e Martinit për qëllime politike dhe se po shmang përgjegjësinë e institucioneve për ngjarjen që i mori jetën djalit të tyre.

Familja kundërshton idenë se teknologjia dhe kamerat në shkolla janë zgjidhja e problemit, duke theksuar se ato nuk mund të parandalojnë dhunën, nuk zëvendësojnë psikologët dhe nuk garantojnë sigurinë e nxënësve.

“Martini nuk ishte slogan politik. Martini nuk ishte pretekst për censurë. Martini nuk ishte justifikim për kamera. Martini ishte një fëmijë me ëndrra që meritonte të jetonte”, thuhet në deklaratë.

Familjarët kanë ngritur pikëpyetje ndaj kryeministrit Rama, duke kërkuar të dinë pse ai nuk ka zhvilluar një takim me familjen, pse nuk ka kërkuar falje për dështimet e mundshme institucionale dhe pse nuk ka ofruar mbështetje konkrete pas tragjedisë.

Në reagim, familja përmend edhe sistemin shëndetësor, duke pretenduar se mungesa e pajisjeve të nevojshme mjekësore dhe një kardiokirurgu në Spitalin e Traumës kanë ndikuar në fatin e Martinit. Sipas tyre, disa nga këto mangësi duhet të ishin adresuar prej kohësh.

Familja ka kritikuar gjithashtu reagimet politike pas ngjarjes, duke pretenduar se në Kuvend nuk ka pasur ndjeshmëri të mjaftueshme ndaj tragjedisë dhe duke përmendur sjelljen e disa ministrave gjatë diskutimeve për rastin.

Në deklaratë rikthehet edhe çështja e hetimeve për vrasjen e 14-vjeçarit, ku familja pretendon se arma e krimit është gjetur nga një qytetar dhe jo nga strukturat policore, duke e cilësuar këtë si një tjetër problem institucional.

Familjarët kërkojnë përfundimin e hetimeve për përgjegjësitë e shkollës “Fan Noli” dhe institucioneve përkatëse, duke shprehur pakënaqësi që ende nuk ka një përgjigje përfundimtare për përgjegjësitë pas më shumë se një viti nga ngjarja.

Reagimi i familjes vjen pak pasi kryeministri Rama deklaroi se projekti Smart City është “përgjigjja” ndaj tragjedisë së Martin Canit dhe se sistemi i ri synon të parandalojë raste të ngjashme në të ardhmen.

spot_img

Artikujt e fundit

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Çifti i ri shuhet në aksidentin fatal në Manzë, drejtuesi i mjetit dhe e reja italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh

Një detaj tragjik del në dritë pas aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës...

Aksident me vdekje në Tiranë, 23-vjeçari përplas me makinë këmbësoren

Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar...

Më shumë

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Çifti i ri shuhet në aksidentin fatal në Manzë, drejtuesi i mjetit dhe e reja italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh

Një detaj tragjik del në dritë pas aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës...