BallinaVendiPolitikë“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo...

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Programi kombëtar i mbështetjes së qeverisë për bizneset e vogla dhe të mesme në rrugën e 35 vjetëve ekonomi tregu, nis zbatimin. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se është gati që ndihma financiare përmes kësaj nisme të shkojë deri në 1 miliard euro.

“Në këtë kohë që jemi sa më pozitive të jenë shifrat për ekonominë, aq më shumë acarohen njerëzit. Sa herë të thuash se bizneset janë shtuar, do të përballesh vetëm me të kundërtën e efektit që bën një lajm i mirë. Unë për veten time kam krijuar bindjen se kjo është një shenjë shumë domethënëse e zhvillimit.

Kjo nuk është një shenjë e një shoqërie që nuk e sheh progesin, por e një shoqërie që kërkon shumë më tepër progres, e do tani dhe nuk do t’ia dijë se nga vjen. Brezat që e vlerësonin shumë rrugën për t’i arritur gjërat, ka ndryshuar totalisht. Gjithnjë e më pak njerëzve u intereson se ku kemi qenë. Gjithnjë e më shumë referimi te rruga e bërë, i acaron njerëzit.

Suksesi i të tjerëve është një arsye për të kërkuar sukesin edhe për vete dhe çdo dallim me të tjerët është një arsye për tu acaruar kur rruga thitë se duhet bërë durim. Prandaj kjo nismë është shumë e rëndësishme. Njerëzit kërkojnë mundësi të reja, që nuk kanë përse të mos i kërkojnë nga qeveria. Raportin e besimit e krijojnë pritshmëritë, jo arritjet.

Pritshmëritë diktojnë të përditshmen e njerëzve. Pritshmëritë në terrenin e punës, sipërmarrjes, ne kemi detyrë t’i adresojmë me më shumë instrumente si kjo nismë. Guvernatori është një pozicion që barazohet me Papën dhe askush nuk bën protestë para Vatikanit, por ne jemi gati të shkojmë deri në 1 miliard euro mbështetje.

Guvernatori e ka thënë se nëse do të duhet, do të shtojmë më shumë fonde. Jemi gati të shkojmë në 1 miliard euro mbështetje për biznesin e vogël dhe të mesëm për këdo që kërkon mbështetje financiare. Ama duhet një plan dhe këtë do ta miratojë banka.

Nuk janë para që do të shkojnë t’i marrin te sporteli. Për të gjithë ata që kanë një plan, ne japim asistencën që të ndihmojmë që ato plane, bankat t’i besojnë. Kush ka një plan, të shkojë, të aplikojë dhe të marri lekët, deri në 2 milionë euro, me norma 2-3% normë interesi”, u shpreh Rama.

spot_img

Artikujt e fundit

Tragjedi në Tiranë, pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ndërron jetë në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Spitalin e Traumës në...

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua me aq urgjencë Erion Veliaj, na vër në dispozicion dokumentacionin

Dy kryetarë socialist të dy komisioneve parlamentare Farmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkojnë sqarime...

Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, një nga figurat e shquara të shkencës shqiptare

Akademiku i njohur Luan Omari është ndarë nga jeta këtë të enjte, më 29...

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores, urdhri është sekret shtetëror

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga...

Më shumë