BallinaUncategorizedAvioni luftarak F-16 rrëzohet në bazën amerikane në Gjermani, plagoset një person

Avioni luftarak F-16 rrëzohet në bazën amerikane në Gjermani, plagoset një person

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një avion luftarak amerikan F-16 është rrëzuar të martën pasdite brenda territorit të bazës ajrore amerikane Spangdahlem, në rajonin Eifel të landit Renania-Palatinat, në Gjermani.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, avioni është rrëzuar rreth orës 14:10, pranë pistës së bazës. F-16 i përkiste Skuadronit të 480-të Luftarak të Krahut të 52-të Luftarak, të dislokuar në Spangdahlem.

Raportimet paraprake bëjnë me dije se piloti ka aktivizuar sistemin e nxjerrjes dhe ka arritur të shpëtojë. Ndërkohë, sipas rrjetit n-tv, që citon administratën rajonale të Bitburg-Prüm, të paktën një person ka mbetur i plagosur.

Dëshmitarë në zonë kanë raportuar se avioni humbi lartësi përpara se pranë pistës të ngrihej një kolonë e madhe tymi të zi. Mediat lokale raportojnë gjithashtu se dy avionë ishin ngritur në ajër përpara incidentit.

Shkaqet e rrëzimit nuk janë bërë ende të ditura. Deri në këto momente, autoritetet amerikane në bazën Spangdahlem dhe autoritetet gjermane nuk kanë dhënë detaje të plota mbi rrethanat e aksidentit apo gjendjen e personave të përfshirë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

spot_img

Artikujt e fundit

“Fajësia dhe pafajësia janë individuale”/ Rama për Vlora Hysenin: Hetimet nuk janë “aktakuzë” ndaj mazhorancës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas masës së arrestit shtëpiak ndaj drejtores së SHISH,...

Sekuestrohet hoteli me 5 kate në Ksamil, “arrest shtëpie” për një person

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm,...

“Do të marr një vendim të madh për Iranin”/ Fjalimi i Trump në OKB, presidenti amerikan: SHBA po punon ngushtë me Rusinë dhe Ukrainën...

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalës së tij në OKB, deklaroi se Shtetet e...

Kreu i AMP, Klevis Qose, takim me ambasadoren e Izraelit: Fokus te integriteti dhe bashkëpunimi

Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose, ka pritur në ambientet e AMP-së...

Më shumë