BallinaVendiPolitikëKundërshton PD/ Dekretimi i ligjit për magjistratët, Kaso sulmon presidentin: Begaj për...

Kundërshton PD/ Dekretimi i ligjit për magjistratët, Kaso sulmon presidentin: Begaj për hir të mazhorancës heq dorë me qejf nga kompetencat e tij

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj të ligjit që parashikon zhbllokimin e pagave të magjistratëve nëpërmjet formulës së re me një rritje prej 8500 lekësh të reja, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Deputeti Ivi Kaso ka kritikuar vendimin e Kreut të Shtetit, duke ngritur pikëpyetje mbi dhënien paraprake të pëlqimit për hyrjen e menjëhershme në fuqi të ligjit dhe duke e lidhur këtë veprim me mënyrën se si mazhoranca ka trajtuar çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kaso tha se ky dekretim nuk i shërben interesit publik dhe se, sipas tij, magjistratët nuk rrezikonin të mbeteshin pa paga.

“Nuk më çudit lajmi që mora dje në seancë, nga goja e një deputeti të mazhorancës, që Presidenti kishte dhënë pëlqimin paraprak për hyrjen menjëherë në fuqi të ligjit, në një kohë që edhe kolegët e mazhorancës nuk ishin të qartë se çfarë drafti po debatonin lidhur me pagat e magjistratëve.

Kujtojmë që ka pasur një iniciativë të dy deputetëve të mazhorancës, në kundërshtim me atë që kishte përcaktuar Gjykata Kushtetuese. Pasi do të duhej të ishte, në radhë të parë, qeveria që, nëpërmjet Kuvendit, të adresonte një mekanizëm të ri ligjor.

Po tutje kësaj, për shkak të dy amendamenteve që u paraqitën në Komisionin e Ligjeve, ishin vetë kolegët e mazhorancës të paqartë se për çfarë po debatonin dhe çfarë duhej të miratohej.

Ndërkohë që morëm vesh që Presidenti e kishte dhënë paraprakisht pëlqimin, kjo për të ilustruar faktin që, sigurisht, një President që ka demonstruar që, sa herë interesi i mazhorancës e kërkon, heq dorë me qejf nga ato prerogativa të pakta që, për hir të së vërtetës kushtetuese, i kanë ngelur. Kjo sigurisht nuk i bën nder një institucioni kaq të lartë.

Ky dekretim i menjëhershëm si i shërben interesit publik? Nuk është se gjatë kësaj periudhe magjistratët do të rrinin pa paga”, u shpreh Kaso.

spot_img

Artikujt e fundit

Rama njofton zgjatjen e orarit në shkolla: Nga viti 2027, fëmijët do të qëndrojnë deri në orën 17:00

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti i ardhshëm do të nisë zgjatja...

Berisha dhe Rama në fokus, Agron Shehaj thotë se nuk i kërkon largimin: Jam vetë kryetar partie, dua të ikë kryeministri

Agron Shehaj është i ftuar në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu, i cili foli...

Kuvendi e “blindon” me ligj, por SPAK nuk tërhiqet! Nëntor i nxehtë për Gent Sejkon, telefonat e sekuestruar në Gjykatën e Lartë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të enjte ligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”,...

Sherr mes dy personave, plagoset me thikë 60-vjeçari në Korçë, kapet autori

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Korçës, në afërsi të postës, ku...

Më shumë