BallinaUncategorizedMomente tensioni në dhomat e izolimit në komisariatin e Sarandës, 22-vjeçari tenton...

Momente tensioni në dhomat e izolimit në komisariatin e Sarandës, 22-vjeçari tenton të arratiset teksa kthehej nga tualeti, godet efektivët

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një incident i papritur ka trazuar ambientet e Komisariatit të Policisë së Sarandës rreth orës 01:30 të së martës. Një 22-vjeçar i arrestuar, i identifikuar si Devis Saliaj ka shkaktuar kaos në dhomat e izolimit pasi kërkoi të shoqërohej në tualet.

Gjatë rrugës së kthimit për në dhomë, i riu ka kundërshtuar efektivët e policisë, duke goditur dhe hedhur sendet rrethanore që ndodheshin në korridor. Situata është përshkallëzuar deri në atë pikë sa edhe të ndaluarit e tjerë janë angazhuar për ta qetësuar. Më pas, me ndërhyrjen e forcave shtesë të policisë, 22-vjeçari është vënë nën kontroll dhe është izoluar sërish.

I arrestuari, me banim në Tiranë por që qëndronte me qira në Sarandë gjatë sezonit veror, u prangos në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta”. Ai rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, pasi është arrestuar edhe dy herë të tjera në kryeqytet. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij me qira në Sarandë, policia i gjeti dhe i sekuestroi një armë zjarri pistoletë me mulli.

spot_img

Artikujt e fundit

Dy versione për shpërthimin në zonën e ‘Brrylit”, ekspertja: Shkëndija mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tokëzimit të depozitës

Shpërthimi i gazit pranë pikës së karburantit në zonën e “Brrylit” ishte i fuqishëm. Forca...

Alarm për konsumatorët! AKU: Sallami “Galbanetto” te Conad me risk serioz për shëndetin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka paralajmëruar konsumatorët shqiptarë për një produkt ushqimor të...

Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u gjet me duar të lidhura në bagazhin e një makine! Dyshohet larje hesapesh për trafikun e drogës

Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Sipas mediave, trupi i...

Skandal në ISHSH Tiranë, denoncimi i fortë ndaj drejtorit Klaus Shaqiri

Na kërkon zarfe dhe na bën presion Inspektori denoncon favorizime në caktimin e kontrolleve, vërejtje...

Më shumë