Kryeministri Edi Rama ka firmosur urdhrin për delegimin e përkohshëm të kompetencave administrative të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit te drejtori i Departamentit Operativ, Elvis Lila. Vendimi vjen një ditë pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH.
Sipas urdhrit, delegimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë deri në emërimin e drejtorit të ri të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Urdhri është marrë në zbatim të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi që rregullon administratën shtetërore dhe funksionimin e SHISH.
Dokumenti ka hyrë tashmë në fuqi dhe është botuar në Fletoren Zyrtare.
Ndryshimi në drejtimin e përkohshëm të SHISH vjen pas shkarkimit të Vlora Hysenit, i dekretuar më 22 shtator nga Presidenti Bajram Begaj, me propozim të kryeministrit Edi Rama.
Elvis Lila do të ushtrojë kompetencat administrative të drejtorit të SHISH deri në momentin kur të emërohet drejtuesi i ri i institucionit.



