Ka ndërruar jetë 49-vjeçari që mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme pranë zonës së “Petro Ninit”.
Viktima, i identifikuar me inicialet K. C., ishte transportuar në spital pas plagëve të marra, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.
Për ngjarjen është arrestuar shtetasi T. N., 50 vjeç, i cili dyshohet se e ka goditur 49-vjeçarin me mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Marko Boçari”, ndërsa Policia kishte reaguar menjëherë duke identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar.
Pas vdekjes së 49-vjeçarit, pritet që çështja të rivlerësohet edhe në aspektin penal, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



