Vrasja e Valter Fierzës, ngjarje e ndodhur më 21 shtator të 2023, pas tre vitesh është rikthyer sërish në qednër të vëmëndjes, pasi është mësuar se si konflikti mes vëllezërve agravoi deri në përdorimin e armës dhe u përmbyll me vdekjen e 33-vjeçarin.
Gazetari Elton Qyno ka arritur të zbulojë itinerarin e përplasjes me djemve të familjeve Mëhilli dhe Fierza, çka u mbyll me vrasjen e Valterit.
Mësohet se sherri nisi mes Klodian Mëhillit, tashmë i pandehur, dhe Klevis Fjerzës, vëllait të Valterit, shkak për të cilin u bë parkimi i një automjeti. Në tension e sipër raportohet se Klodian Mëhilli, nxorri dhe vendosi psitoletën në gjoks Klevis Fjerzës, që çoi në përshkallëzim të situatës mes palëve.
Kjo ka sjellë agravimin e situatës, duke futur palët në përleshje. Në dosjen hetimore bëhet me dije se ngjarja është regjistruar më 21 shtator 2023, rreth mbrëmjes, në orën 21:35, në fshatin “Hoti i Ri”, tek vendi i quajtur “Rruga e Kishës”.
Klevis Fjerza, i shoqëruar nga Gjok Qukaj dhe Agostin Lugaj, raportohet se fillimisht kanë debatuar për motive të dobëta (punë parkimi automjetesh) me Klodjan Mëhillin, pasi kanë shkuar tek lokali që kishte marrë me qira për t’i kërkuar të lëvizte automjetin tip “Jeep”, që sipas Klevis alias Kol Fjerzësl, e kishte parkuar në tokën e tij.
Klodjan Mëhilli ishte dakordësuar duke i thënë se do ta lëvizte, pasi kishte dalë nga lokali që kishte me qira prej rreth 20 ditësh bashkë me vëllain, Luçian Mëhillin, i cili ishte po ashtu në lokal, ka shkuar në cepin e lokalit të tij dhe ka marrë një armë, pistoletë, pranë një shkurreje, të cilën e mbante të fshehur prej disa ditësh.
Në konflikt e sipër, Klodjan Mëhilli ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë, të cilën, pasi e ka mbushur, ia ka vendosur në gjoks Klevis Fjerzës dhe i ka thënë: “…ik se të vras…”. Në këto rrethana, Fjerza ka reaguar menjëherë duke u përleshur fizikisht me Klodjan Mëhillin.
Në këtë moment kanë ndërhyrë dy kushërinjtë e Klodian Mëhillit, Gjok Qukaj dhe Agostin Lugaj, duke bërë të mundur heqjen e armës që mbante Klodjan Mëhilli, armë të cilën, sipas tyre, e kanë hedhur diku rreth 50-60 metra larg vendit të ngjarjes. Sipas dëshmisë së tyre, armën e kanë hedhur me qëllim për të shmangur ndonjë pasojë më të rëndë.
Mirëpo për përplasjen e të vëllait me Mëhillin u informua menjëherë viktima Valter Fierza, i cili ndodhej në banesë (rreth 200 metra larg nga vendi i ngjarjes). Valter Fierza u nis në drejtim të vendit të ngjarjes me automjetin e llojit fuoristradë, të markës “Nissan Navara”.
Në rrethana të paqarta, Klodjan Mëhilli ka marrë një armë tjetër automatike, të cilën e mbante në një automjet fuoristradë “Jeep” që ishte e parkuar, në posedim të tij, me të cilën ka qëlluar në drejtim të automjetit “Nissan” që drejtohej nga Valter Fierza. Për pasojë të të shtënave me armë, ky i fundit ka marrë plumb në kokë, duke vdekur në vend.
Siç kemi raportuar dhe më parë, Luçian Mëhilli, mbrëmjen e 15 nëntorit të këtij viti, është vënë në pranga për të dytën herë për vrasjen e Valter Fierzës, ngjarje e ndodhur në 2023, në fshatin Hot i Ri.
Blutë e Shkodrës e ndaluan dhe vunë në pranga në aksin Shkodër-Prekal, Mëhillin së bashku me shokun e tij, 26-vjeçarin Kristjan Çarkaj , i cili dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe për veprimtari në fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrolleve fizike të kryera nga blutë, në makinën tip “Opel” më të cilën lëvizte Mëhilli dhe Çarkaj, u gjetën dhe sekuestruan sasi të dyshuara lëndësh narkotike cannabis dhe kokainë.
Ko është hera e dytë që Luçian Mëhilli prangoset për vrasjen e Valter Fjerzës, pasi për herë të parë ai u arrestua në shtator të 2024 kur ishte vetëm 21 vjeç.























