BallinaVendiAktualitetShenim nga Albania Today/Ata e kanë në dorë nga do anojë peshorja!

Shenim nga Albania Today/Ata e kanë në dorë nga do anojë peshorja!

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ajo që ndodhi nëpër rrugë e bulevard për 10 ditë me radhë, ishte shpërthimi i një tensioni të lartē social nga trupi i një Shqipërie të vogël me pak më shumë se 2 milionë banorë po kaq e mbushur dhe e ngarkuar me konflikt, me ndasi, e sidomos me gjuhë helmuese.

Një retorikë e ashpër prej vitesh dhe politika që kanë sjellë stres, pabarazi të madhe mes njerêzve, kanë akumuluar e ngjeshur atë gjendje që u shkarkua dhunshëm.

Ashtu si në një organizëm ky tension nuk mund të stabilizohet duke u trajtuar me hapa në momentin që arriti majën më të lartë. Edhe nëse bie për pak, ai sërish zien e në një moment a tjetër do plasë përsëri.

Ndaj kjo krizë nuk zgjidhet me masa të vogla. Një pakt i madh kombëtar është i nevojshëm. Kjo kërkon që udhëheqësit të japin, më shumë se sa të marrin. Të heqin pak dorë nga ambicia e shfrenuar e të vendosin në plan të parë interesin publik. Të kuptojnë se nëse janë ushqyes të këtij tensioni, të bëjnë një hap pas. Të kemi pastaj rregulla të reja loje ku të gjithë të kenë mundësi të përfaqësohen e të jenë në garë, por në një garë të ndershme.

Liderët që kanë pushtet mund të humbasin diçka, por Shqipëria do të fitojë. Kjo është peshorja. Ata e kanë në dorë nga do anojë. Nga karrigja e tyre, apo nga e ardhmja e vendit.

spot_img

Artikujt e fundit

Ermal Beqiri kërkon lirinë në Francë, Gjykata e Apelit pritet të vendosë sot

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri, i kërkuar nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen...

Vrau brenda sallës gjyqtarin Kalaja pasi dha vendimin, shtyhet seanca ndaj Ervis Shkambit dhe xhaxhait të tij, zbardhet kërkesa e avokatit

Është shtyrë për më 16 nëntor seanca paraprake ndaj Gjon dhe nipit të tij...

Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar, arrestimi u konsiderua i ligjshëm

Gjykata Penale e Tiranës vendosi masën “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues dhe e konsideroi...

Anila Rexha, mjekja kardiologe që merr detyrën e zëvendësministres së Shëndetësisë

Anila Rexha, mjeke kardiologe me përvojë në shërbimin shëndetësor, është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë...

Më shumë