BallinaVendiPolitikëSi “kujdeset” Delina e Ekonomisë që të shkatërrojë çdo nismë të Ramës...

Si “kujdeset” Delina e Ekonomisë që të shkatërrojë çdo nismë të Ramës për t’i mbajtur të rinjtë në Shqipëri

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ndërsa të rinjtë mbushin çdo mbrëmje bulevardin, mbrëmë u shpallën 106 fituesit e Grantit 2026, programi i prezantuar si mbështetje “për çdo të ri e të re që guxon të ndërtojë një sipërmarrje”.

Lista thotë të kundërtën.

Nga 106 fitues, vetëm 10 janë ide në fazë fillestare, ato për të cilat flitet në podium. Marrin gjithsej rreth 14.8 milionë lekë, më pak se 3% e fondit prej 535 milionë lekësh. Pjesa tjetër shkon për kompani të “konsoliduara”. Jo pak prej tyre mbahen gjallë pikërisht nga fondet publike: pa vlerë të shtuar, pa të ardhura reale nga tregu, por gjithmonë gati për të aplikuar sa herë hapet thirrja. Ndërkohë, nga 1.219 aplikime rekord, mbi 1.100 mbetën jashtë.

Dhe pastaj vijnë të abonuarit: emra që përsëriten edicion pas edicioni, herë me një projekt e herë me një tjetër, por gjithmonë fitues. Në një konkurs ku fiton më pak se një në dhjetë, të fitosh çdo vit kërkon fat të jashtëzakonshëm. Ose diçka tjetër që nuk quhet fat.

Pyetjet janë të thjeshta:

  • Kush janë anëtarët e komisionit të vlerësimit dhe pse mbahen anonimë, kur ndajnë 535 milionë lekë para publike?
  • Ku publikohen pikëzimet, që mbi 1.100 të refuzuarit të dinë pse humbën?
  • Kush kontrollon konfliktin e interesit mes vlerësuesve dhe aplikantëve?

Qeveria krenohet me 16.5 milionë euro të investuara për startup-et në katër vite. Ndërkohë, brezi të cilit i drejtohen këto fonde del çdo mbrëmje para Kryeministrisë, jo për të falënderuar. Sepse e ka kuptuar se “i riu me ide” është personazh fjalimi, jo përfitues fondi. Paratë vazhdojnë të ndahen në tavolinë, mes emrave që drejtuesit e institucioneve i njohin mirë.

Dhe, për sa kohë ndarja bëhet kështu, ministrja mund të flejë e qetë: sheshi nuk do të ngelet kurrë pa protestues.

Vijon: lidhjet, emrat dhe pse “fati i jashtëzakonshëm” ka gjithmonë një shpjegim.

Artikujt e fundit

Emri/ Tepelenasi tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati 30-vjeçari

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një të kërkuar prej fillimit të këtij...

Masakër në festivalin e ushqimit në Seattle, 3 të vrarë dhe disa të plagosur, mes tyre një 2-vjeçar

Tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes...

Gazetari Armand Maho publikon krahasimin e çmimeve 2013-2025: “Jeta na ka ndryshuar, por për keq”

Gazetari Armand Maho ka publikuar në rrjetet e tij sociale një krahasim të çmimeve...

Zjarret dhe emergjencat/ “Kam propozuar pagë shpërblim menjëherë për zjarrfikësit në front”, Rama: Në fund të vitit shtetit tonë do t’i vijnë 3 avionë

Kryeministri Edi Rama, përpara zjarrfikësve dhe trupave të Emergjencave Civile, u shpreh se në...

Më shumë