BallinaVendiPolitikëSot formatimi i PD, kritika për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese...

Sot formatimi i PD, kritika për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të Partisë Demokratike

Publikuar më

spot_imgspot_img

Partia Demokratike mbyll kapitullin e ripërtëritjes me zgjedhjen e numrit dy të partisë, nënkryetarëve dhe drejtuesve të sekretariateve.

Këshilli Kombëtar është thirrur për të votuar pasdite kupolën e re të partisë. Pas numrit 1, as numri dy në Partinë Demokratike nuk ndryshon. Flamur Noka mbetet kandidatura kryesore dhe e preferuara e Sali Berishës për të qenë krahu i tij i djathtë edhe për një mandat të ri. Në korridoret e selisë blu, pak orë para votimit, emri i deputetit Blendi Himçi u lakua si sfidanti i tij për këtë post.

Gazment Bardhi nuk do t’i nënshtrohet votimit për nënkryetar, pasi e gëzon postin automatikisht për shkak të detyrës si kryetar i grupit. Për Agron Gjekmarkajn nuk ka ende rikonfirmim. Vetëm nëse do të vijojë të mbajë postin e nënkryetarit të Parlamentit, ai siguron edhe karrigen e nënkryetarit të partisë pa garë. Luçiano Boçi pritet të garojë sërish për një mandat të dytë si nënkryetar, ndërkohë sfidës për të njëjtin post pritet t’i bashkohen edhe Belind Këlliçi me Klevis Balliun. Në korridoret e partisë përflitet se skuadrës së zëvendësave të Berishës do t’i bashkohet edhe një zonjë dhe ajo mund të jetë Erisa Bajaziti, që vjen nga diaspora.

Nëse për bashkëpunëtorët e Sali Berishës emrat duken drejt rikonfirmimit, ata me të cilët do të punojë sekretari i përgjithshëm po shkojnë drejt riformatimit. Sekretariatet e PD tashmë janë në garë, ku edhe emra me peshë politike, si Ivi Kaso, kanë hequr dorë nga rikandidimi, duke i lënë rrugë të hapur emrave të rinj. Për postin e tij do të garojë një tjetër jurist, dhe ai është Franci Nuri.

spot_img

Artikujt e fundit

ALARM nga Mbrojtja Civile/ “Kujdes” nga reshjet e forta, 3 qarqe rrezikohen nga përmbytjet

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një njoftim zyrtar këtë të enjte,...

Jo vetëm Ardi Veliut dhe Aleks Markut, SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e ish-drejtorit juridik të Kayo-s, Ardit Hysa, aktualisht sekretar...

Partia Demokratike e kënaqur me aksionin sot në protestë, zbulohet mesazhi i mbërritur në strukturat e PD: Ishim shumë mirë, por…

Partia Demokratike është e kënaqur me aksionin e sot në protestën jashtë ambienteve të...

Drejtuesi i AMP, Klevis Qose merr pjesë në Konferencën e 25-të Vjetore të EPAC/EACN në Budva

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose, mori pjesë në Konferencën...

Më shumë