BallinaVendiAktualitet“Ta shëroj kancerin pa biopsi dhe pa kimioterapi”/ Zbulohet “nutricionistja” që diagnostikon...

“Ta shëroj kancerin pa biopsi dhe pa kimioterapi”/ Zbulohet “nutricionistja” që diagnostikon me bioskaner në dhomë hoteli dhe u premton pacientëve shërim

Publikuar më

spot_imgspot_img

Në emisionin Fiks Fare u denoncua rasti i një gruaje, Alma Elezi, e cila prezantohet si nutricioniste dhe pretendon se diagnostikon kancerin dhe sëmundje të tjera të rënda me anë të një pajisjeje të quajtur “bioskaner”, duke u kërkuar pacientëve të mos ndjekin trajtimet mjekësore dhe kimioterapitë.

Gazetarët investiguan aktivitetin e saj pas informacioneve se ajo kryente ekzaminime në zonën e “Siri Kodrës”, ndërsa gjatë verës punonte edhe në Shkëmbin e Kavajës, ku mbante pajisjen me vete.

Bashkëpunëtorja e Fiks Fare u prezantua si paciente, duke i treguar se mjekët i kishin thënë se kishte gjendra dhe duhej të niste kimioterapinë. Alma Elezi e ftoi menjëherë për ekzaminim, duke i garantuar se do t’i gjente problemin me aparaturën e saj.

Ekzaminimi u zhvillua në një dhomë hoteli, ku “analizat” u kryen me një laptop, një palë kufje dhe një shufër metalike që pacientja mbante në dorë. Gjatë procedurës, Alma pretendonte se po kontrollonte të gjitha organet e trupit dhe se pajisja ishte në gjendje të kryente edhe biopsi “me anë të frekuencave”, pa qenë e nevojshme ndërhyrja në spital.

Sipas saj, vajza nuk vuante nga kanceri, por nga një infeksion me stafilokok, që  sipas pretendimit të saj ishte përhapur deri në zemër dhe tru. Ajo deklaroi se mjekët “e quajnë kancer sepse ashtu u leverdis”, ndërsa këmbënguli se ishte kundër kimioterapisë dhe trajtimeve spitalore.

Në vend të tyre, rekomandoi probiotikë, preparate bimore dhe një regjim ushqimor me fruta, duke i thënë pacientes: “Mos i fut trupit ato gjëra. Do të të shëroj unë.”

Madje, edhe kur bashkëpunëtorja e pyeti nëse duhej të ndiqte trajtimin e mjekëve, Alma këmbënguli që fillimisht të provonte terapinë e saj, duke premtuar se do t’i “pastronte trupin”.

Për këtë “ekzaminim” ajo kërkoi 30 mijë lekë , ndërsa një kuti probiotikësh kushtonte 6 mijë lekë . Kur vajza i tha se kishte vetëm 5 mijë lekë, Alma pranoi të merrte një pjesë të shumës dhe ta vazhdonin pagesën në takimin e radhës.

Në përballjen me gazetaren e Fiks Fare, Alma Elezi pretendoi se kishte ndjekur një kurs nutricioni dhe një trajnim për përdorimin e pajisjes, por nuk paraqiti dokumente apo diploma që të provonin kualifikimin e saj.

Ajo deklaroi se nuk mund të dilte hapur kundër mjekësisë, por këmbënguli se “shëron njerëz”, duke treguar se kishte blerë pajisjen fillimisht për veten dhe më pas kishte nisur ta përdorte edhe te pacientët. Sipas saj, ajo vetë kishte vuajtur nga probleme shëndetësore dhe ishte shëruar pa ndihmën e mjekësisë tradicionale.

Artikujt e fundit

Tragjedi në Postribë të Shkodrës, nëna 24-vjeçare humb jetën bashkë me dy fëmijët pas shkrumbimit të banesës së tyre

Një banesë u shkrumbua nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Domen...

Kontrollet në det, Policia Kufitare Sarandë gjobit 20 mjete lundruese për shkelje

Në vijimësi të punës së përditshme gjatë sezonit turistik, Policia Kufitare e Sarandës organizoi...

Skandali 20-miliardësh/ Gianni Infantino ia shet Kampionatin Botëror kapitalit privat! Hyn në lojë dhëndri i Trump

Gianni Infantino i hap dyert e FIFA-s për kapitalin privat dhe nxit një luftë...

PD nxjerr foton e avionit të Ermal Beqirit pas arrestimit në Francë: Falënderojmë xhandarmërinë dhe forcat ajrore franceze, SPAK bën sikur po heton

Pas arrestimit në Francë të biznesmenit Ermal Beqiraj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga...

Më shumë

Tragjedi në Postribë të Shkodrës, nëna 24-vjeçare humb jetën bashkë me dy fëmijët pas shkrumbimit të banesës së tyre

Një banesë u shkrumbua nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Domen...

Kontrollet në det, Policia Kufitare Sarandë gjobit 20 mjete lundruese për shkelje

Në vijimësi të punës së përditshme gjatë sezonit turistik, Policia Kufitare e Sarandës organizoi...

Skandali 20-miliardësh/ Gianni Infantino ia shet Kampionatin Botëror kapitalit privat! Hyn në lojë dhëndri i Trump

Gianni Infantino i hap dyert e FIFA-s për kapitalin privat dhe nxit një luftë...