BallinaVendiAktualitetTirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në fokus partneritetet...

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në fokus partneritetet strategjike dhe investimet konkrete

Publikuar më

spot_imgspot_img

Tirana do të presë më 25 dhe 26 nëntor 2026 Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6 Investment Forum), një aktivitet që synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të nxisë investime të reja mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit.

Kryeministria thekson se në këtë forum do të marrin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë të qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, investitorë dhe drejtues biznesesh nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor.

Pas edicionit të parë, konferenca rikthehet në Tiranë me synimin për të krijuar partneritete strategjike dhe mundësi konkrete bashkëpunimi mes kompanive evropiane dhe atyre të rajonit.

Në fokus të diskutimeve do të jenë sektorë me potencial të lartë zhvillimi, si energjia, infrastruktura, transporti dhe ndërlidhja rajonale, turizmi, teknologjia dhe kapitali njerëzor.

Përgjatë dy ditëve të aktivitetit janë parashikuar panele të nivelit të lartë, takime të drejtpërdrejta mes bizneseve (B2B) dhe sesione të posaçme për krijimin e partneriteteve. Synimi është që potenciali ekonomik i Ballkanit Perëndimor të përkthehet në projekte konkrete dhe mundësi të reja investimi.

Sipas Kryeministrisë, organizimi i konferencës në Tiranë përbën një mundësi për të promovuar potencialin ekonomik të Shqipërisë, për të forcuar lidhjet me investitorët evropianë dhe për të avancuar integrimin ekonomik të rajonit me tregun e Bashkimit Evropian.

Kompanitë, investitorët, institucionet dhe aktorët e tjerë të interesuar janë ftuar të marrin pjesë në forum për të shqyrtuar mundësi të reja investimi dhe bashkëpunimi.

spot_img

Artikujt e fundit

Masakër në Turqinë perëndimore, 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga disa sulme me armë zjarri, arrestohet autori i dyshuar

Tetë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas...

Papa Leoni XIV nis vizitën apostolike në Amerikën Latine, ja ku do të jetë ndalesa e parë

Papa Leoni XIV është nisur nga Roma drejt Amerikës Latine, në udhëtimin e tij...

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, goditet grupi kriminal! 4 të arrestuar, një në kërkim

Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Fier, pasi...

“Nuk të duan as demokratët!”, ÇFARË ndodhi mbrëmë në emision, deklarata që gati sa nuk u mbyll me grushte mes gazetarit dhe Flamur Nokës

Deklarata e bërë nga gazetari Klevin Muka në emisionin “Prime” ne News 24, për...

Më shumë