BallinaVendiPolitikë“Urime dhe atyre që të akuzuan se po mbron veten përmes partisë”/...

“Urime dhe atyre që të akuzuan se po mbron veten përmes partisë”/ Berisha njoftoi heqjen e non-gratës, zbardhen mesazhet në WhatsApp e grupit të PD. Ndoji ironizon Bardhin?

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pas më shumë se pesë vjetësh, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se ai nuk ka më kufizim për të udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai shtoi se non grata nuk ka ekzistuar asnjëherë, por nuk u përgjigj nëse heqja e këtij sanksioni përfshinte edhe familjen.

Pas marrjes së lajmit, deputetët demokratë kanë nxituar të shprehin urimet e tyre edhe në whatsapp e grupit parlamentar të PD-së.

Megjithatë, deputeti Arjan Ndoji, teksa ka uruar Berishën, nuk ka harruar të kujtojë edhe qëndrimet e pak viteve më parë të disa prej deputetëve të cilët deklaronin se kreu i PD-së po e përdorte partinë për të mbrojtur veten.

“Urime Doktor. Për të gjithë ata që brenda forcës thanë që mbron veten nëpërmjet Partisë, i përshëndesim dhe i urojmë të mos nguten në jetë. Për të gjithë anëtarët e PD-së kjo është fitore dhe duhet kapitalizuar në proces pune të përditshme”, shkruan Ndoji.

Pas nisjes së Foltores së Rithemelimit nga ana e Berishës, më shumë se gjysma e grupit parlamentar fillimisht, me në krye Gazment Bardhin e akuzuan atë se po përdorte logon dhe siglën e PD-së për tu mbrojtur nga non grata.

Akuzat pushuan së ekzistuari vetëm kur Berisha mori në dorë edhe ligjërisht drejtimin e partisë dhe deputetët dikur mbështetës të Bashës, u shkrinë me grupin e kreut të PD-së.

Gjatë komunikimeve në whatsapp ka ndërhyrë edhe Tritan Shehu, i cili shkruan “e vërteta mund të vonojë, por vjen kur luftohet për atë. U luftua dhe u fitua”.

spot_img

Artikujt e fundit

Rama njofton zgjatjen e orarit në shkolla: Nga viti 2027, fëmijët do të qëndrojnë deri në orën 17:00

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti i ardhshëm do të nisë zgjatja...

Berisha dhe Rama në fokus, Agron Shehaj thotë se nuk i kërkon largimin: Jam vetë kryetar partie, dua të ikë kryeministri

Agron Shehaj është i ftuar në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu, i cili foli...

Kuvendi e “blindon” me ligj, por SPAK nuk tërhiqet! Nëntor i nxehtë për Gent Sejkon, telefonat e sekuestruar në Gjykatën e Lartë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të enjte ligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”,...

Sherr mes dy personave, plagoset me thikë 60-vjeçari në Korçë, kapet autori

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Korçës, në afërsi të postës, ku...

Më shumë