BallinaVendiEkonomiUshqimet, Ibrahimaj: Paketë subvencionimi nëse shtrenjtohen produktet e shportës

Ushqimet, Ibrahimaj: Paketë subvencionimi nëse shtrenjtohen produktet e shportës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, foli edhe për çmimet e karburanteve dhe produkteve të shportës, duke theksuar se qeveria po monitoron tregun në baza ditore dhe do të ndërhyjë për të mbështetur shtresat në nevojë.

Ajo kujtoi se çmimi i naftës u ul një ditë më parë me 10 lekë, pas mbledhjes së Bordit të Transparencës, ndërsa theksoi se ditët e fundit janë vërejtur rritje të çmimeve te frutat dhe sidomos te perimet.

“Dje bëmë një ulje domethënës të çmimit të naftës. Sigurisht, në bazë ditore ne monitorojmë çmimet me qëllim që të garantojmë çmimet në tabelat e karburanteve. Ditët e fundit, që nga mesi i muajit mars, kemi parë rritje të çmimeve të frutave dhe perimeve. Inflacioni në muajin mars ishte 2.6 për qind, një rritje e lehtë. Që nga fillimi i krizës, kemi monitoruar në bazë ditore të gjitha produktet e shportës. Janë 80 produkte të shportës që monitorohen çdo ditë. Rritja ka ndodhur te kategoritë e perimeve. Ne kemi filluar monitorimin, duke qenë se nga eksperienca e luftës në Ukrainë, në të gjithë botën pati rritje të inflacionit. Ky është një shqetësim që monitorohet dhe diskutohet në çdo mbledhje të Këshillit të Ministrave. Do të subvencionojmë personat në nevojë”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja la të hapur edhe mundësinë që, në rast se do të ketë ndryshime të mëtejshme të çmimeve edhe në produktet e tjera të shportës, të cilat prekin drejtpërdrejt buxhetet familjare, atëherë do të hartohet një akt i veçantë që parashikon paketë subvencionimi vetëm për shtresat në nevojë, ku dominojnë pensionistët.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë