BallinaVendiKronikëTrafikuan mbi 500 emigrantë përmes Shqipërisë drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal! 10...

Trafikuan mbi 500 emigrantë përmes Shqipërisë drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal! 10 të arrestuar, mes tyre një shqiptare

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një rrjet i organizuar i trafikimit të emigrantëve, që përdorte territorin shqiptar për kalimin e paligjshëm drejt Greqisë, është goditur nga autoritetet greke në bashkëpunim me Europolin.

Operacioni u zhvillua në Selanik dhe në rajonin e Thesprotisë, pranë kufirit shqiptar, ku u arrestuan 10 persona, mes tyre një grua shqiptare 33 vjeçe. Shtatë prej të arrestuarve janë shtetas grekë, ndërsa dy të tjerë sirianë.

Sipas hetimeve, organizata kriminale vepronte të paktën që prej qershorit 2025 dhe dyshohet se kishte organizuar 41 kalime të paligjshme kufitare, duke transportuar mbi 500 emigrantë, kryesisht nga Nepali, Jemeni dhe Kina.

Emigrantët kalonin në këmbë përmes shtigjeve të vështira malore nga Shqipëria drejt territorit grek. Lëvizjet e tyre janë dokumentuar edhe përmes pamjeve të realizuara nga dronët e Policisë.

Pas kalimit të kufirit, anëtarët e rrjetit i strehonin përkohësisht në banesa dhe çadra të improvizuara në zonën e Thesprotisë, ku u shisnin ushqime, ujë dhe karta telefoni me çmime shumë të larta.

Më pas organizohej transporti i emigrantëve drejt Athinës, Patrës dhe zonave bujqësore të Peloponezit.

Sipas autoriteteve, shumë prej emigrantëve përfundonin duke punuar pa sigurime dhe dokumentacion të rregullt. Në disa raste, trafikantët dyshohet se u mbanin pasaportat derisa të shlyenin përmes punës borxhet e krijuara për transportin.

Fitimet e paligjshme të rrjetit përllogariten në të paktën 750 mijë euro.

Gjatë operacionit, autoritetet ndaluan edhe 21 emigrantë pa dokumente të rregullta qëndrimi, ndërsa sekuestruan automjete, telefona celularë, para dhe pasaporta.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si pjesë e kësaj veprimtarie kriminale dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit të organizatës.

spot_img

Artikujt e fundit

Masakër në Turqinë perëndimore, 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga disa sulme me armë zjarri, arrestohet autori i dyshuar

Tetë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas...

Papa Leoni XIV nis vizitën apostolike në Amerikën Latine, ja ku do të jetë ndalesa e parë

Papa Leoni XIV është nisur nga Roma drejt Amerikës Latine, në udhëtimin e tij...

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, goditet grupi kriminal! 4 të arrestuar, një në kërkim

Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Fier, pasi...

Më shumë

Masakër në Turqinë perëndimore, 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga disa sulme me armë zjarri, arrestohet autori i dyshuar

Tetë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas...

Papa Leoni XIV nis vizitën apostolike në Amerikën Latine, ja ku do të jetë ndalesa e parë

Papa Leoni XIV është nisur nga Roma drejt Amerikës Latine, në udhëtimin e tij...