Ditën e sotme, babai i ministres Adea Pirdeni, është përfshirë në një aksident automobilistik.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën ‘Bardhyl’ në Tiranë.
Po ashtu mësohet se 87-vjeçari Luan Pirdeni ka qenë duke lëvizur me biçikletë, në momentin që është përplasur nga një automjet.
Më herët, deputetët ndërprenë mbledhjen e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet, sepse thanë se gjendja shëndetësore e babait të ministres është shumë e rëndë dhe disa prej tyre po shkonin atje.


