Një atentat me armë zjarri ka tronditur qytetin e Sarandës mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Gjashtës, në Sarandë dhe viktimë ka mbetur pronar i një pike karburanti në zonë.

Viktima është identifikuar si Rexhep Ismaili, 66-vjeç, i cili rezulton gjtihashtu kryetar i shoqatës “Çamëria” dega Sarandë.

Sipas informacioneve të para, Ismaili mësohet se është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në kokë, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.