BallinaVendiAktualitetEdhe pulat nga Tajlanda/ 197 tonë mish përmes Kosovës, raporti i KE...

Edhe pulat nga Tajlanda/ 197 tonë mish përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet

Publikuar më

spot_imgspot_img

Shqiptarët konsumojnë mish pule nga Tajlanda.

Që prej 3 shtatorit, BE-ja dhe vendi ynë kanë ndaluar importin e disa kategorive të mishit nga Brazili, ndërsa fabrikat e sallamit duket se kanë gjetur një treg të ri furnizimi në Tajlandë.

Që prej vitit 2025, Ministria e Bujqësisë i ka hapur dyert importit të mishit të pulës nga Tajlanda, duke specifikuar se do të lejohen vetëm produktet që vijnë nga stabilimente të certifikuara për eksport në Bashkimin Europian.

Por ajo që bie në sy është se i gjithë mishi tajlandez, rreth 197 tonë, rrugën për të mbërritur në vendin tonë e ka gjetur përmes Kosovës, si rieksport.

Ky treg i ri nuk rezulton gjithmonë pa problematika . Në qershor të këtij viti, Komisioni Europian, gjatë një auditimi në Tajlandë, evidentoi një sërë mangësish në sistemin e kontrollit të prodhimit të mishit të shpendëve mbi kushtet higjenike.

“Komisioni konstatoi se, në pothuajse të gjitha stabilimentet e vizituara, karkasat me kontaminim fekal dërgoheshin për ripërpunim. Sipas raportit, mënyra e transferimit të këtyre karkasave, në disa raste, paraqiste rrezik serioz për përhapjen e kontaminimit fekal”.

Problemet vijonin edhe gjatë procesit të ripërpunimit.

“Karkasat e dyshuara si të papërshtatshme dërgoheshin në një zonë tjetër, ku punonjësit e thertores prisnin pjesët e prekura, i lanin me ujë dhe vendosnin nëse pjesë të mishit ishin të përshtatshme për konsum”.

Një tjetër problem serioz i evidentuar në raport lidhet me ndarjen dhe gjurmueshmërinë e produkteve të destinuara për tregun e BE-së nga ato që nuk ishin të destinuara për këtë treg.

“Akoma më rëndë, në një stabiliment u konstatuan produkte prej mishi shpendësh të destinuara për eksport në BE, të cilat ishin prodhuar duke përdorur mish të grirë të siguruar nga një stabiliment që nuk ishte i autorizuar për eksport në Bashkimin Europian.”

Raporti ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin e sistemit të kontrollit dhe certifikimit të mishit të shpendëve që eksportohet nga Tajlanda drejt tregut europian. Për këtë arsye, autoritetet shqiptare, Ministria e Bujqësisë dhe AKU-ja, duhet të verifikojnë me kujdes origjinën, gjurmueshmërinë dhe sigurinë e produkteve që hyjnë në Shqipëri.

spot_img

Artikujt e fundit

Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ekipet e emergjencës nxjerrin trupat e 6 viktimave nga rrënojat

Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi një...

Bitget goditet nga hakerët, vidhen 351.6 milionë dollarë në kripto

Bursa e kriptomonedhave Bitget ka pezulluar përkohësisht tërheqjet e klientëve pasi zbuloi transferta të...

Editorial/Pse mungon data e protestës së Opozitës?!

Edhe pa shpërthyer skandali tronditës i drejtueses së SHISH, ka pasur mjaftueshëm denoncime, afera...

Skandali i radhës edhe më i madh?! Çfarë paralajmëron gazetari

Gazetari investigativ Flamur Vezaj paralajmëron se shumë shpejt shqiptarët do të tronditen nga një...

Më shumë

Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ekipet e emergjencës nxjerrin trupat e 6 viktimave nga rrënojat

Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi një...

Bitget goditet nga hakerët, vidhen 351.6 milionë dollarë në kripto

Bursa e kriptomonedhave Bitget ka pezulluar përkohësisht tërheqjet e klientëve pasi zbuloi transferta të...

Editorial/Pse mungon data e protestës së Opozitës?!

Edhe pa shpërthyer skandali tronditës i drejtueses së SHISH, ka pasur mjaftueshëm denoncime, afera...