Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Euronews në Bruksel, në një panel për turizmin u shpreh se për pak ditë, gjithçka që ka lidhje me Zvërnecin, çdo dokument dhe e dhënë do të jetë publike.
Kryeministri u angazhua se kjo transparencë do të jetë e arritshme në platformën “Pasqyrë Albania”.
Këto komente, Edi Rama i bëri teksa u pyet nga moderatorja për protestën në Bulevard.
Ai u shpreh se projekti turistik i Zvërnecit do të vijojë dhe tha se është më i madhi i Europës në këto vite, e që shkon deri në 6 miliardë euro.
Sa i përket protestës, Edi Rama e ndau atë në shqetësimin e drejtë të ditëve të para, ku siç u shpreh ai vetë u është përgjigjur atyre kërkesave edhe në biseda personale me ata që merrnin pjesë.
Ndërsa më tej e deri më sot, Kryeministri e cilësoi një protestë ideollogjike, që sipas tij nuk do të thotë se qeveria është gabim.



