Elisa Spiropali është përjashtuar nga grupi parlamenti i Partisë Socialiste. Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit këtë të martë, pas kritikave që Spiropali ka bërë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe akuzave të drejtpërdrejta ndaj Belinda Ballukut.
Mësohet se gjatë votimit, Erion Braçe dhe Bledi Çuçi kanë abstenuar. Më herët, Spiropali ishte përjashtuar nga çdo forum i Partisë Socialiste.




























